• |
ide | kryesore

SHBA/ Presidenti i zgjedhur Biden emëron ish-rivalin Buttigieg, si sekretar të transportit

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka emëruar Pete Buttigieg, një nga ish-rivalët e tij në fushatën presidenciale mes demokratëve, si kreun e Departamentit të Transportit në administratën e tij të re.  Buttigieg, ish-kryetar bashkie i qytetit Sauth Bend të shtetit Indiana, ishte një pretendent surprizë në garën e demokratëve vitin e kaluar. Ai ishte kandidati i parë haptas homoseksual që fitoi delegatë në kuvendin demokrat gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë.

Por fushata e tij përfundimisht nuk pati sukses, dhe ai doli nga gara para zgjedhjeve të Partisë Demokrate në fillim të marsit. Më pas zoti Buttigieg shprehu mbështetje për zotin Biden. Zoti Biden e ka krahasuar 38-vjeçarin me djalin e tij të ndjerë, Beau. “Për mua, është komplimenti më i madh që mund t’i bëj çdo burri apo gruaje. Ashtu si Beau, ai ka një shtyllë kurrizore të fortë,” tha ai për zotin Buttigieg.

Buttigieg është i martuar me bashkëshortin e tij, Chasten, që nga viti 2018. Nëse emërohet dhe më pas konfirmohet në krye të Departamentit të Transportit, zoti Buttigieg do të kishte nën mbikëqyrje sistemin e autostradave të vendit, aeroplanët, trenat dhe sistemet e transportit masiv. Biden është zotuar të shpenzojë miliarda dollarë për të bërë përmirësime të mëdha në infrastrukturë, pjesë e përpjekjes së presidentit të ri për të rritur ekonominë që është dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit./ VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *