• |
ide | kryesore

Lleshaj tregon prapaskenat: Bled Çuçi nuk kishte dëshirë të vinte në Ministrinë e Brendshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar prapaskenat e emërimit të ministrit të ri të brendshëm, Bledi Çuçi.

 

Ndërsa dorëzoi çelsat e zyrës në Ministrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj zbuloi se pasardhësi i tij Bledi Çuçi nuk e kishte në plan të bëhet ministër i brendshëm dhe ka ardhur pa dëshirën e tij në krye të këtij dikasteri.

”Para disa netësh jam pyetur se çfarë këshille do t’i jepja pasardhësit. Thashë se nëse pasardhësi do të vinte pa dëshirën e tij, nëse nuk vdes për t’u bërë ministër, nuk kisha ndonjë këshillë. Pra nëse ai që vjen, nuk vjen me ndonjë etje të madhe për t’u bërë ministër, s’kisha asnjë këshillë, pasi puna do të shkojnë mirë me se s’bën, jam i sigurt se vetëm ky parakusht mjafton. E kam çekuar më vonë se Bled Çuçi ka ardhur pa dëshirën e tij, pra s’ka pasur plan për të ardhur.

Po qe se do ishte një person që do ishte prej një lufte të madhe jetike për t’u bërë ministër, edhe atij s’do i jepja këshillë, sepse punët gjithsesi keq do të shkonin keq. Jam i lumtur që Çuçi vjen, për të shërbyer, jo për t’u shërbyer.” tha Lleshaj.

Rama ka korrigjuar Lleshajn duke bërë një saktësim se Çuçi është bërë ministër i brendshëm pa patur dijeni, madje as pati mundësinë ta thotë nëse kishte apo jo dëshirë, apo sa dëshirë kishte të bëhet ministër i brendshëm.

‘’Një saktësim do bëj unë, ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën e tij se duket sikur. S’ka pasur mundësinë të thotë as sa dëshirë e ka.’’- u shpreh kryeministri.



5 Comments

    1. Tamom. Rama eshte VKars.
      Une them te zgjedhim PD LSI dhe te lejme Liken per president, Bashen per kminister, Moniken per zv kministre dhe Salen per kryetar kuvendi. Ose mund te bejme Salen president dhe Liken minister te ekonomise.

      1. Dmth sipas teje ta mbajme Ramen si Enveri deri sa te pjerdhe KM meqe ato nga krahu tjeter jan mut dhe ata. Jo o shok jo, ky duhet qeruar se e ka mbush kupen. Dhe tjetri qe do vije pas tij te qerohet me shpejt se ky nese do beje karlliqet qe ka bere ky me tepsi, timon,marsh, frena e kollodok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *