• |
ide | kryesore

Video/ Messi barazon Pelè: fotomontazhi i Barcelonës në Camp Nou emocionues

-Instant, Sport, Video



Në një ndeshje të trazuar, plot polemika e raste për shënim, Barcelona barazoi 2-2 me Valencian, pa arritur të bëjë tre fitore radhazi në këtë Liga, me Atleticon që merr arratinë. I vetmi që mund ti gëzohet këtij barazimi është Lionel Messi, që me golin e shënuar ka arritur Pelé në krye të renditjes së shënuesve me një fanellë të vetme: 643 gola për dy amerikano-jugorët, braziliani me Santos, argjentinasi me Barçan.

Koeman nuk ka frikë të rreshtojë një skuadër krejtësisht ofensive me vetëm Busquets mesfushor i profilit difensiv, i rrethuar nga Coutinho, Braithwaite, Pedri, Messi e Griezmann, me Dest e Jordi Alba që shtynin vazhdimisht duke i bërë katalanasit të sulmonin me 7 lojtarë. E megjithatë skuadra krijoi pak e vuajti në mbrojtje: Diakhaby shënoi golin e parë me kokë, duke përfituar nga markimi i dobët i Griezmann. Francezi i përmirëson gjërat në të 45’ duke e detyruar Gayàn të shkaktojë penallti që për Messin vlente rekordin.

Argjentinasi u neutralizua nga Domenech, por topi mbërriti tek Jordi Alba, që e ktheu sërisht për Messi që me kokë fiksoi barazimin e Barças e barazimin e tij ndaj Pelé: 643 gola për secilin me vetëm një skuadër, me argjentinasin që ka luajtur 11 ndeshje më pak. Për brazilianin me Santos mes 1956 e 1974, për argjentinasin në blaugrana mes 2004 e këtij 2020. Në Brazil thonë se golat e Pelé janë 642, në Europë dikush i ka numëruar 644. Barça thotë 643 e vendosi në monitorin e madh të Camp Nou të zbrazur një fotomontazh me Messi në krahë të Pelé.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *