• |
ide | kryesore

Përhapja e virusit të modifikuar të COVID-19, eksperti german flet për rrezikshmërinë e tij

-Instant, Lajme, Planet



Virologu kryesor gjerman Christian Drosten, me tone të qeta nuk krijon vend për panik kur flet për variantin e ri të Covid-19 që është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, e ka mbërritur tashmë dhe në Itali.

Mjeku, thotë se ai pret që ky lloj i ri i Covid të jetë tashmë në qarkullim edhe në Gjermani, por që ai ishte “gjithçka tjetër përveç se i shqetësuar” për mutacionin viral, të paktën për momentin.

Duke folur për mediat gjermane të hënën në mëngjes, Drosten tha se të dhënat shkencore rreth mutacionit të ri N501Y ishin ende “të paqarta”.

Eksperti i njohur ndërkombëtar i koronavirusit tha se pretendimet se përhapja e këtij varianti të ri ishte 70% më e madhe ka shumë gjasa të ishte një vlerësim momental, i cili ende duhej të verifikohej nga shkencëtarët britanikë gjatë kësaj jave.

“Pyetja është: a po ikën ky virus nga një valë e re që po vjen në atë rajon [në Anglinë Juglindore], apo a është ky virus përgjegjës për krijimin e kësaj vale të parë”, tha Drosten.

“Ky është një ndryshim i rëndësishëm”, vuri në dukje ai.

Drosten vuri theksin se përhapja virale ishte zbuluar edhe në vende të tjera, si Hollanda, ku nuk dukej se ky variant i ri ishte shumëzuar në një mënyrë më të shpejtë se koronavirusi që njihet prej një viti.

“Unë jam i hapur për njohuri të reja shkencore, dhe në shkencë ka gjithmonë surpriza, por unë jam gjithçka përveçse i shqetësuar në këtë drejtim”.

Ministri francez i Shëndetësisë gjithashtu Olivier Veran tha të hënën se ishte e mundur që lloji i ri i virusit Covid po qarkullonte tashmë në Francë, megjithëse testet e fundit nuk e kishin zbuluar ende.

“Është plotësisht e mundur që virusi po qarkullon në Francë,” i tha Veran radios Evropa 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *