• |
ide | kryesore

Lewandowski, qendërsulmuesi që admiron fantazinë: “Baggio e Del Piero idhujt e fëmijërisë”

-Instant, Sport



Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Mynih, ka folur për France Football, duke zbuluar preferencat e tij në futboll, në kohën kur nisi të pasionohej me lojën e topit. Golashënuesi prolifik i bavarezëve, një 9 tipike, edhe pse me këmbë teknike, rrëfen se në fëmijëri ishte I ekzaltuar nga lojtarët fanaziosë, ata me numdër 10: “I vogël admiroja kampionë si Del Piero, Roberto Baggio e Henry, më bënë të dashurohesha me futbollin”.

Sulmuesi që në cmimin The Best Fifa mundi dy kampionët e padieskutueshëm Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, ka dhënë opinionin e tij edhe në debatin e përhershëm për më të mirin, duke i shtuar pak polemikë situatës, me nënkuptimin se polaku deri tani ka qenë i nënvleftësuar: “Nëse do të merren shifrat e golave të këtij viti e të atyre të mëparshëm, mendoj se mund ti ftoj në tavolinën time të hamë bashkë”.

Në fund edhe një prapaskenë merkato: “Pas vitit tim të dytë tek Borussia Dortmund kisha folur me Ferguson që më donte tek Manchester United, por Borussia nuk më lejoi të largohesha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *