• |
ide | kryesore

Anna Stachurska, gruaja e Lewandowski ngjitet në ring: propozim konkret për tu futur në MMA

-Instant, Sport
Stachurska



Anna Stachurska është më mirë e njohur si “Lewandowska”, pas martesës së saj me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski. Vajza tani ka zbuluar se ka marrë një ofertë për të luftuar në Artet Marciale Mikse: “Kam pirë një kafe me Slaëomir Peszko, pronarin e KSW(organizata kryesore e MMA në Poloni, red) dhe më tha të provoja diçka të re. Ai vlerësoi se bëhej fjalë për dy vjet përgatitje. Unë i thashë se doja të flisja fillimisht me burrin tim”.

Lexo më tej: FOTO/ Elisabetta Canalis mposht me pikë influencuesen Muratori: debutim fitues në kickboxing për ish-modelen

A do të ngjitet Stachurska në ring kjo mbetet për tu parë. Fakt është se kohët e fundit MMA po tenton të bëhet tërheqëse duke përfshirë në botën e saj edhe modele apo femra të televizionit. E fundit është Elisabetta Canalis, ish-velina dhe e dashura e Christian Vieri dhe George Clooney. Në moshën 43-vjeçare ajo ka zbritur në ring me një influencuese bolonjeze, Rachele Muratori. “Kikboksi për mua do të thotë ekuilibër, stabilitet – shpjegoi pas fitores Elisabetta Canalis – dhe gjithashtu shumë djersë. Kam disa kohë që stërvitem vazhdimisht dhe e dua këtë disiplinë. Ajo kërkon, përveç përpjekjes fizike, shumë përqendrim te vetja dhe gjithashtu kundërshtari. Qendrueshmëria në punën e kombinuar në trup dhe mendje, që mund të jetë aleat por edhe kundërshtar në jetë dhe në ring, më ka lejuar ndër vite të përmirësoj stabilitetin tim të brendshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *