• |
ide | kryesore

Lewandowski, i treti më i keq në La Liga: Barcelona ndër skuadrat më pak efikase të Europës

Sport
Lewandowski



Pas barazimit në “Mestalla”, përballë Valencias, Xavi Hernandez ka dhënë alarmin: “Barcelona nuk është efikase në sulm”. Në fakt, me këtë rezultat blaugranat kanë humbur edhe më shumë “kontaktin” me formacionet kryesuese. Robert Lewandowski po vuan para portës e tani çështja është shqetësuese, sidomos nëse lexohen statistikat.

Shifrat e sezonit katalanas evidentojnë se Barcelona është formacioni i 58 në Europë, për raportin mes golave të shënuar dhe rasteve të krijuara. E kotë të konstatosh se shanset e humbura përballë portierëve kundërshtarë “rëndojnë” shumë. Barcelonës i duhen mesatarisht 8.87 goditje në portë për për t’iu gëzuar një goli. Më në detaje, për të realizuar 31 gola në La Liga, Barçës i janë dashur plot 275 goditje në portë.

Lexo më tejThatësirë në Katalonjë, Barcelona urdhërohet: “Nuk ka dushe pas stërvitje, lojtarët të lahen në shtëpi”

Statistikat vendosin përpara përgjegjësisë ofensinvën blaugrana. Robert Lewandowski, që është edhe qendërsulmuesi kryesor, por edhe të tjerët janë vendosur në pikëpyetje nga drejtuesit e klubit. Statistikat në fakt i gozhdojnë: mes sulmuesve, të cilët kanë shënuar 6 ose më shumë gola në La Liga këtë sezon, polaku është i treti për raport numër golash dhe rastesh për shënim. Lewandowski, për të shënuar një gol, ka patur nevojë mesatarisht për 2.62 goditje në kuadrat. Më keq se ai kanë bërë “vetëm” Rodrigo (2.67) dhe Injaki Williams (3.13).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *