• |
ide | kryesore

Video/ Lewandowski, dygolësh pas 50 ditësh thatësirë: Barcelona mposht Alaves e është -4 nga kreu

-Instant, F1, Sport, Video
Lewandowski



Në javën e 13 të La Liga, Barcelona kaloi me vështirësi 2-1 Deportivo Alaves. Dygolësh vendimtar i Robert Lewandowski, që thyen thatësirën para portës, që zgjati gjashtë ndeshje. Polaku udhëhoqi katalanasit për të përmbysur golin e rrufeshëm të Samu, pak sekonda pas fillimit. Një gol i mrekullueshëm me kokë në minutën e 52′ i Lewandowski barazoi rezultatin. Polaku, pastaj, u përsërit në minutën e 78′ me penalltinë e siguruar nga Ferran. Katalanasit ngjiten në 30 pikë, -4 nga kreu.

Mjaftuan rreth njëzet sekonda që miqtë të befasonin skuadrën e teknikut Xavit. “Samu” Omorodion u kujdes për t’ia bërë rrugën të përpjetë ekipit katalanas. Sulmuesi finalizoi një kundërsulm perfekt të nisur nga një top i humbur nga Gundogan. 19 vjeçari ka edhe dy mundësi të tjera për të dyfishuar, por fillimisht goditi anën e jashtme të rrjetës, më pas vetëm me Ter Stegen nuk arriti të shfrytëzojë gabimin e mbrojtjes kundërshtare. Fermìn dhe João Felix kërkuan një zgjidhje për barazimin, por Sivera ishte i vëmendshëm. Pas gjysmë ore lojë, sidoqoftë, ishte sërish Omorodion që iu afrua golit të dytë, por këtë herë kundërsulmi i Alaves u përplas te shtylla.

Lexo më tej: Video/ Fermin Lopez bën fenomenin, Barcelona mund edhe Shakhtar: Feyenoord trondit 3-1 Lazion

PËRMBYSJA KATALANASE

Barcelona u rikthye në fushë në pjesën e dytë me një tjetër qëndrim dhe barazoi në minutën e 52′ me polakun Lewandowski. Pas pesëdhjetë ditësh uri, sulmuesi iu rikthye golit me një goditje të mrekullueshme me kokë, në krosimin e Koundé. Të dyja skuadrat kërkonin hapësirë për të fituar ndeshjen. Një rrëmujë difensive e katalanasve pothuajse nuk rezultoi në fatale. Xavi zgjodhi Ferran Torres nga pankina dhe është ai që fitoi penalltinë që vendosi ndeshjen (faull nga Abqar). Lewandowski nga pika e bardhë nuk gaboi dhe shënoi dygolëshin personal në minutën e 78′. Në fund Tenaglia ka një shans të madh për të barazuar, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Kjo fitore i çon katalanasit në 30 pikë në kampionat, duke konsoliduar vendin e tretë dhe duke mbetur -4 nga maja, ndërsa Alaves mbetet 12 pikë në renditje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *