• |
ide | kryesore

Video/ Fermin Lopez bën fenomenin, Barcelona mund edhe Shakhtar: Feyenoord trondit 3-1 Lazion

-Instant, F1, Sport, Video
Fermin



Një surprizë e madhe në pasditen e vonë të Champions e një konfirmim. Barcelona e teknikut Xavi fiton dhe bind, duke arritur fitoren e tretë në po aq ndeshje në Grupin H të Champions League. Katalanasit në fakt, kanë fituar 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk në Estadio Olímpico Lluís Companys, në Montjuic. Protagonist i madh ishte Fermin Lopez, i cili goditi dy shtyllat dhe shënoi dyfishimin në minutën e 36′, pasi Ferran Torres kishte zhbllokuar ndeshjen tetë minuta më parë. I kotë goli i Sudakovit (62′), objektiv i Juventus. Lazio, në anën tjetër u mposht 3-1 në Roterdam ndaj Feyenoord në raundin e tretë të Grupit E, duke pësuar humbjen e parë evropiane. Bardhekaltrit kalohen tashmë në renditje nga holandezët.

FEYENOORD 3-1 LAZIO

Ecurisë pozitive të Lazios në Champions League i erdhi fundi. Pas barazimit me Atletico Madrid dhe fitores në Glasgoë ndaj Celtic, në Roterdam skuadra e Sarrit pësoi një disfatë të rëndë. Feyenoord dominoi dukshëm për 80 minuta, duke shënuar tre gola dhe duke iu afruar të paktën tre të tjerëve. Skuadra romane arriti të bëjë diçka vetëm në dhjetë minutat e fundit, në të cilat ngushtoi diferencën dhe madje iu afrua golit të dytë. Megjithatë, shumë pak për të pasur ndonjë pishman. Rezultat i drejtë dhe disfatë e rëndë, edhe për shkak se Feyenoord me këto tre pikë kalon Lazion në renditje. Bardhekaltrit janë tashmë në vendin e treti në grupin e tyre. Ndeshja e kthimit kundër holandezëve e planifikuar pas dy javësh në Olimpico do të jetë vendimtare për kualifikimin në fazën e 1/8.

BARCELONA 2-1 SHAKHTAR DONESTSK

Marshimi i Barcelonës vazhdon, duke mposhtur 2-1 Shakhtar Donetsk dhe duke bërë tre në tre në grupin H. Blaugranat udhëhiqen nga Fermin Lopez, i cili ishte më aktivi në minutat e para. Djaloshi favorizoi avantazhin në minutën e 28′ kur goditi shtyllën e Ferran Torres shënoi lehtësisht. Arbitri fillimisht e anuloi për pozicion jashtë loje, por VAR me të drejtë vërtetoi golin. Blaugranat ishin në kontroll total dhe dyfishuan epërsinë e tyre pas vetëm tetë minutash, falë Fermin Lopez. Goditja e talentit katalanas nuk i la asnjë shans portierit Riznyk.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62′ Shakhtar ngushtoi diferencën me Sudakov, i cili në kundërsulm ndëshkoi Ter Stegen me golin e parë në këtë edicion të Champions League. Fermin Lopez mori sërish skenën, duke goditur një shtyllë tjetër, ndërsa iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Barcelona e të rinjve mund të quhet fare mirë me dy lojtarë të vitit 2003 (Casado dhe Balde), një 2006 (Guiu) dhe një 2007, Lamine Yamal, i cili dy herë u afrua pranë golit që do të mbyllte ndeshjen. Megjithatë, Xavi mund të buzëqeshë për një sukses që vlen vendin e parë me nëntë pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *