• |
ide | kryesore

Video/ Pas vendimit të Kolegjit, vjen 0-3 nga Fiorentina: Prandelli i prish Krishtlindjen Juventusit

-Instant, F1, Sport, Video



Shembet në shtëpi Juventus që kundër Fiorentinës është mundur 0-3 në ndeshjen e fundit të Serie A përpara Krishtlindjes. Violat e Prandellit morën menjëherë avantazhin në Stadium me kundërsulmin e Vlahovic në minutën e 3′, pastaj në superioritet numerik nga minuta e 17′ për përjashtimin nga loja të Cuadrados. Reagimi i bardhezinjtë ishte në dy goditje të Ronaldos, e një goli të anulluar po portugezit, ndërsa në 15 minutëshin e fundit Fiorentina e fundosi me autogolin e Alex Sandro e golin e ish-it nga Caceres.

E pabesueshme ajo që ndodh në Stadium: Fiorentina mposhti 3-0 Juventus e i dhuroi bardhezinjve një Krishtlindje të tmerrshme, duke qenë se brenda ditës erdhi vendimi që i detyron të riluajnë ndeshjen me Napolin duke i zbritur tre pikët e fitores në tavolinë. Ishte mbrëmja tipike jo për Juven, që pagoi rëndë gabimet e saj (ndërhyrja absurde e Cuadrados ndaj Castrovilli mbi të gjitha), mungesën e fatit e disa episode arbitrale kundër.

Në pjesën e dytë Pirlo provoi me Bernardeschi për Morata, por jo për të arritur ndonjë gjë të rëndësishme. Arbitri fali Borja Valero, që do të merrte kartonin e dytë të verdhë për një faull ndaj Bentancur. Pastaj Juventus kërkoi më kot penalltinë (Castrovilli ndaj Ronaldos).

Fiorentina dyfishoi në të 76’: krosimi i Biraghi dhe ndërhyrja bosh e Bonucci mashtroi edhe Alex Sandro, me topin që i përplaset në trup e përfundoi në rrjetë. Bernardeschi do të meritonte penalltinë, por edhe këtu La Penna la lojën të vazhdonte, përpara se Caceres të shënonte golin e ish-it, duke vulosur rezultatin 0-3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *