• |
ide | kryesore

Brataj: Varianti i ri i Covid qarkullon më shpejt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një kohë që në Britani të Madhe janë zbuluar dy mutacione të covid-19, ekziston frika se mund të jetë përhapur në më shumë vende apo nëse mund të mbërrijë dhe në Shqipëri. Vendi ynë aktualisht ka anuluar fluturimet drejt vendit ishullor, ndërsa personat që vijnë prej andej duhet të karantinohen për 14 ditë. Shefi i Urgjencës Kombëtare doktor Skënder Brataj tha në Open se nuk ka nevojë për panik.

“Duhet të kalojmë mesazhin se mutacionet kanë qenë janë dhe do jenë, të tillë natyrë kanë viruset.
Ka transmetueshmëri më të madhe ky lloj, përhapet më shpejtë por jo që shkakton sëmundje të një formë më të rëndë. Mutacionet janë midis enzimave që lidhin virusin e qelizën. Por ndryshimet e virusit duhen monitoruar. Tani duhet të marrim masa parandaluese. E dedektojmë dot ne? Jo, por nuk jemi vetëm ne. Britania e ka sistemin e dedektimit, por ne jo” -tha ai. 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *