• |
ide | kryesore

Shkuan të parandalonin dhunën në familje, vriten me armë zjarri tre policë në Francë

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së martës në Francë. Pas njoftimit për dhunë të ushtruar në familje, kryefamiljari ka vrarë me armë zjarri tre policë dhe ka plagosur një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin francez Saint-Just, ku një grua ka kërkuar ndihmën e policisë për të shpëtuar nga dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj. Në momentin që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, 48-vjeçari ka hapur zjarr ndaj tyre ku si pasojë kanë humbur jetën 3 efektivët, të moshës 21, 37 dhe 45 vjeç.

Pasi autori ka qëlluar mbi policët ka vënë zjarrin banesës, por fatmirësisht është arritur që të shpëtohet bashkëshortja e tij e cila qëndronte e fshehur në çatinë e shtëpisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *