• |
ide | kryesore

Akuzat për Gjykatën Kushtetuese/ Kim i quan propagandë dhe teori të çmendura konspirative

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në një intervistë për Euronews Albania, ambasadorja amerikane në Tiranë thotë se bërja e Gjykatës Kushtetuese me 6 anëtarë është një hap i rëndësishëm edhe pse 2020 ka qenë një vit i vështirë për reformën në drejtësi.


“E nisëm vitin me 4 nga 9 gjyqtarët që nevojiten për Gjykatën Kushtetuese. Duhen 6 gjyqtarë për të pasur funksionueshmëri dhe këtë e arritëm gjatë javëve të fundit, veçanërisht këtë mëngjes me betimin e Përparim Kalos. Kjo nuk do të thotë se puna ka mbaruar, por që kemi bërë një hap gjigant dhe të rëndësishëm drejt arritjes përfundimtare.


Tanimë ajo që do të ndodhë është se Gjykata do të mund të marrë në shqyrtim çështje, të vendosë për to nëse janë dakord 5 anëtarë, por kur të vijë viti i ri, ose mbase edhe para se të mbarojë ky i vjetri, do të vazhdojmë të nxisim që të gjitha 9 vendet të mund të mbushen.

Dua që qytetarët ta dinë se puna nuk ka mbaruar ende. Dua gjithashtu të shtoj se, siç e kam thënë më parë, reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po bëjmë progres real. Mendoj se progresi që është bërë deri tani reflekton vendosmërinë, punën e lodhshme dhe shpresën e popullit shqiptar. Do të doja të kërkoja që të këmbëngulim në këtë drejtim, të vazhdojmë punën së bashku për të përmbushur synimin plotësisht” – tha Kim e cila u pyet edhe për komentet se me vetëm 6 anëtarë Gjykata nuk është plotësisht funksionale pasi duhet të ketë konsensus të madh mes tyre për të marrë vendime për të cilat duhen minimumi 5 vota pro.

Kim u shmanget kritikave dhe thotë se nuk duhet shpërqëndim nga ajo që e quan “propagandë dhe teori të çmendura konspirative”.

“Duhen 6 për të pasur kuorum, pra është funksionale. A është e përsosur tani? Jo, na duhen edhe 3 më shumë, kështu që siç thashë. Do të vazhdojmë të punojmë me këtë. Por, do t’u kërkoja njerëzve të qëndronin të fokusuar dhe të vendosur, të punojnë fort dhe të vazhdojnë të kenë shpresë. Mos u shpërqendroni nga propaganda dhe teoritë e çmendura konspirative. Fokusohuni tek faktet dhe shpresoj që ju të më besoni për t’ju thënë të vërtetën dhe të më besoni se do të vazhdoj të punoj fort, sa më fort të mundem. Unë dhe e gjithë skuadra ime” – tha Kim.

Ambasadorja u pyet edhe për çështjen e Gjykatës së Lartë që është ende jofunksionale.

“Kjo është e vërtetë. Ai do të jetë projekti ynë i ardhshëm, për të cilin do të punojmë. Përsëri, asgjë nga këto nuk do të bëhet në çast. Nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ne do të punojmë shumë. Dhe kur them ne, nuk e kam fjalën vetëm për Ambasadën e SHBA, e kam fjalën për të gjithë ne. Në fund të fundit bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk ka të bëjë me të ardhmen e Ambasadës Amerikane, kështu që duhet të qëndrojmë të bashkuar, duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të duhet të vazhdojmë të punojmë fort, të gjejmë zgjidhje dhe t’i lexojmë faktet.

Për shembull, shumë njerëz kanë thënë se nuk do ta arrinim kuorumin, se nuk do ta arrinim funksionimin deri më 31 dhjetor. Ekspertët tanë panë të gjithë faktet dhe dolëm në konkluzion se mund të bëhej, kështu që shtymë fort dhe mendoj se me bashkëpunimin e fortë të Presidencës, parlamentit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e arritëm atë qëllim” – tha Kim. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Mos e “ndryshoni” Doren, siç e filluat reformimin duke i marre votat me dhune (100 % “Gadi tu uuuu”), duke votuar ne kuvend si proletare…, ashtu perfundojeni, mos respektoni asnje kerkese sado minimale (as ne forme) ne legjislacion (edhe kete legjislacion qe keni bere ekstra per vendin tone nuk po zbatoni asnje germe te Tij)…
    Sapo te mbaroni reformimin ketu çoje eksperiencen ne USA, fillojeni me Gjykaten Supreme…!!!
    Dashte Zoti Ju apo te afermeve tuaj (se mos pyesni Ju per te aferm) u sajon qe te perballeni me te tille Drejtesi, kudo qofshi…!!!
    Turpi

  2. Cpun kan keta te huaj te thirren neper tel te brrockullisin per “sistem drejtesie” te nje vendi tjeter??!!! Kjo eshte shkelje e hapur driten per diell e sovranitetit te nje vendi te ” lir” .Ose le thon hapur qe ne dhe be jemi kolonizatoret tuaj. Se nuk perben me asnje problem per shqipot kjo e fundit se e kan pranuar skllaverin ne token e tyre. mizerabilitet ekstrem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu