• |
ide | kryesore

Gal Gadot reagon pas kritikave për rolin në filmin Kleopatra

-Instant, Paparazzi, Slider



Gal Gadot reagoi së fundmi pas kritikave ndaj filmit të ardhshëm për Kleopatrën, kritika që akuzuan kastin për “whitewashing” (zbardhje) – një praktikë në industrinë e filmave ku aktorët e bardhë luajnë role të racave të tjera. Kritikët thanë se një aktore arabe ose afrikane duhet ta luante rolin e udhëheqëses së famshme egjiptiane në vend të aktores izraelite.

“Së pari, nëse doni të jeni të vërtetë ndaj fakteve, atëherë Kleopatra ishte maqedonase,” tha Gadot për BBC Arabic. “Ne po kërkonim një aktore maqedonase që mund t’i përshtatej Kleopatrës. Nuk e gjetëm. Dhe unë isha e apasionuar pas Kleopatrës”. Ajo shtoi, “Unë kam miq nga i gjithë globi, qofshin myslimanë, të krishterë, ateistë apo budistë, apo hebrenj. Njerëzit janë njerëz. Unë dua të nderoj trashëgiminë e Kleopatrës dhe të nderoj këtë ikonë të mahnitshme historike të cilën e admiroj shumë”.

Gjatë viteve, ka pasur shumë spekulime mbi origjinën e Kleopatrës.

Në vitin 2008, egjiptologia Sally Ann Ashton nga Muzeu Fitzwilliam në Cambridge tha për Daily Mail, “Ajo ndoshta nuk ishte plotësisht europiane. Duhet të kujtoni që familja e saj kishte jetuar në Egjipt për 300 vjet në kohën kur ajo erdhi në pushtet.”

Këtë vit, Kathryn Bard, profesoreshë e Arkeologjisë dhe Studimeve Klasike në Universitetin e Bostonit, tha për Newsweek, “Kleopatra VII ishte e bardhë – me origjinë maqedonase, ashtu si të gjithë sundimtarët Ptolemeu, të cilët jetonin në Egjipt”.

Gal Gadot u përgjigjet kritikave për rolin e Kleopatrës
ELIZABETH TAYLOR
Portretizimi më i famshëm i Kleopatrës në fushën e kinematografisë është ai i vitit 1963, me protagoniste Elizabeth Taylor dhe regji të Joseph Mankiewicz. Filmi u nominua në nëntë kategori të Oscars, duke përfshirë edhe “Best Picture”, nga të cilët fitoi katër: “Best Art Direction”, “Best Cinematography”, “Best Visual Effects” dhe “Best Costume Design”.

Versioni i Gal Gadot për Kleopatrën do të ketë si regjisore Patty Jenkins, e cila bashkëpunoi me Gadot për “Wonder Woman”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *