• |
ide | kryesore

Demi Lovato flet në lidhje me çrregullimin në të ngrënë

-Instant, Paparazzi, Slider



Demi Lovato ndau një mesazh të gjatë në lidhje me përvojën e saj me një çrregullim të të ngrënit, së bashku me një seri fotografish në bikini, ku shfaq strijat në trupin e saj.

“Unë dikur besoja me të vërtetë se shërimi nga një çregullim i të ngrënit nuk ishte i vërtetë. Që të gjithë po mashtronin dhe pas dyerve të mbyllura, ishin po njësoj. Isha e sigurt se dikush po villte diku, edhe nëse thoshte se tani ishte mirë. Mendoja se dikush me këto çrregulllime s’mund ta pranonte celulitin. Këto janë vetëm disa nga gjërat që i thoja vetes, teksa rritesha.”

Fotografitë e strijave të theksuara me bojë ari, ylli i popit, 28-vjeçare, i shpjegoi si një ushtrim për dashurinë ndaj vetes.
“Në nder të mirënjohjes sime për vendin ku ndodhem sot në jetë, këto janë disa foto që i bëra vetë gjatë karantinës këtë verë sepse doja t’i përqafoja strijat e mia dhe të mos kisha turp prej tyre.”

Lovato vazhdoi duke thënë se përkundër asaj që mendon shoqëria, strijat e saj “duken keq” ajo mund t’i përqafojë ato për të gjithë bukurinë e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *