• |
ide | kryesore

Edona Reshitaj bëhet nënë për herë të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur shqiptare, Edona Reshitaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.Megjithëse e ka mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë, ka qenë bashkëshorti i saj Besarti ai që e ka dhënë këtë njoftim të bukur në rrjete sociale.Ai ka treguar se partnerja e tij ka sjellë në jetë një vajzë, madje ka zbuluar edhe emrin e të voglës.Çifti e ka pagëzuar të bijën me emrin Hana, ashtu siç djali i tyre i madh e thërriste të motrën që në bark.

“Per Festat e Fundvitit, Dukës i erdhi dhurate e motra, te cilen e therriste Hanë, sa ishte ende n’barkun e nanës. E vogla Hanë, mua dhe Edonen na beri prinder per here te dyte, me 22.12.2020
?❤️?”- ka shkruar partneri i aktores.

Edhe më herët, ishte Besarti ai që zbuloi lajmin e pritjes së ëmbël të Edonës, pavarësisht se ajo kishte vendosur ta mbante të fshehtë.

Ai publikoi në rrjete sociale një foto të barkut të rrumbullakosur të bashkëshortes, duke zbuluar i gëzuar se tashmë do të bëheshin katër.

Ai dhe i biri kishin vendosur duart mbi barkun e Edonës, duke përkëdhelur foshnjën që do të vnte në jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *