• |
ide | kryesore

Aktorja e filmave latin bëhet nënë për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Me siguri e mbani mend aktoren Fernanda Casillo të telenovelave të famshme latine, ku përmendim këtu “Teresa”, “Dashuri dhe tekila” apo “Armiq të një gjaku”. Fernanda dhe partneri i saj gjithashtu aktor, Erik Hayser, kanë shijuar prej vitesh marrëdhënien e tyre, e cila është bekuar së fundmi edhe me një fëmijë, si frut i dashurisë së tyre. Në rrjete sociale, aktorja nuk i ka kursyer pozat e shtatzënisë duke treguar ecurinë e saj ndërsa së fundmi ka dhënë lajmin e bukur se prija e ëmbël ka marrë fund. Fernanda dhe Erik kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, i cili është djalë ndërsa emrin e tij nuk na e kanë zbuluar. Në një postim shumë të ëmbël në Instagram, aktorja ka publikuar foton me djalin dhe partnerin, ndërsa krahas saj i ka uruar festat të gjithëve.

“Asnjëherë nuk është vonë për të thënë Gëzuar Krishtlindjet dhe për të falenderuar. Faleminderit për mesazhet tuaja plot dashuri dhe bekime, për familjen tonë të re! Le të shumohen të gjitha këto në formën e shëndetit, buzëqeshjeve, bashkimit, ndërgjegjes dhe dashurisë për ju gjithmonë.”- shkruan aktorja krahas postimit që ka marrë pafund komente urimi për bebushin dhe familjen e tyre të bukur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *