• |
ide | kryesore

Mega party e Neymar, organizatorët mbrohen në mënyrë qesharake: “Vetëm 150 persona”

-Instant, Sport



Vazhdon të krijojë debat festa e cmendur e Neymar e menduar të organizohet për Vitin e Ri pavarësisht masave të rrepta anticovid. Pas polemikave në rrjetet sociale, ka ardhur edhe mbrojtja, direkt nga agjencia që ka organizuar festën, e cila ka filluar të premten dhe do të përfundojë me ardhjen e vitit të ri. “Të ftuarit janë vetëm 150 dhe jo 500 siç raportohet nga shtypi”, specifikoi “Agência Fábrica”. “Ngjarja zhvillohet në përputhje me të gjitha rregulloret shëndetësore të vendosura nga organet publike,” shtoi një zëdhënës.

Afrimime që nuk kanë hedhur aspak ujë fare mbi zjarr. Përkundrazi. Në fakt, në Brazil, polemika rreth festës së Neymar vazhdon. Vendi është më i prekuri nga koronavirusi në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë e iniciativa e kampionit të PSG vazhdon të nxisë kritika të ashpra ndaj lojtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *