• |
ide | kryesore

Kujtim Prodani infektohet me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Kantautori i njohur Kujtim Prodani është infektuar së fundmi me virusin Covid-19.Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ai e ka bërë të ditur këtë lajm për ndjekësit e miqtë e tij.Prodani ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku shfaqet me një maskë oksigjeni.Prodani e quan flamë të keqe virusin, ndërsa shton se i ka marrë shumë miq.Në qershor të vitit që lamë pas, kantautori humbi të atin dhe preku zemrat e të gjithëve me rrëfimin e tij.Prodani rëfeu se kur kujton të atin mendimet e tij shkojnë menjëherë në fëmijërinë e tij. Ai tregoi se ka kaluar një fëmijëri të vështirë, gjithnjë i përkushtuar pas pianos, muzikës dhe kërkesave të larta të të atit, i cili kurrë nuk ia tha një fjalë të mirë:

“Dua apo s’dua unë, kaloj automatikisht në fëmijërinë time, të cilën e kam kaluar në piano. I vetmi që nuk më tha kurrë një fjalë të mirë, siç ndodhte me mësuesit e pianos, nënën time. Do të kasha dashur qoftë edhe një buzëqeshje. Nuk ma dha kurrë këtë kënaqësi. Nuk u kënaq kurrë, ka kërkuar shumë nga unë”, u shpreh Prodani.

Kujtimi tregoi edhe momentin kur e gjeti të pajetë të atin në shtëpinë e tij. Ai tha se kishte vetëm 15 minuta që kishte folur me të atin në telefon. Nëna Anita nuk ishte në shtëpi, dhe Agimi i kishte kërkuar të blinte bukë. Kur Kujtimi mbërriti, askush nuk ia hapte derën:

“I rashë ziles, kishim një zile që tundej gjithë pallati. Mendova se babai ishte në ballkon. Kjo tentativë zgjati 3 çerek ore. Më pas shpërhtyem derën, pamja ishte e tmerrshme. Unë e humba, lajmëruam urgjencën por pa asnjë shans jetese”, kujtoi Kujtimi me emocion.



4 Comments

  1. Babai i tij, i ndjeri Agim Prodani ka vdekur 30 vjet me pare. Se fundmi i ka vdekur e ema, Anida. Sherim te shpejte Kujto!

  2. ky palla eshte mamon gjith jeten me prinderit dhe i pa afte te eci ne jete Tani ka ngel vete beqar dhe nga trut nuk eshte mire zoti e rujt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *