• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm italian thirrje Komisionit Europian: Blini vaksina për Ballkanin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Italia nuk është tërhequr në këtë situatë të vështirë dhe ka dhënë, falë mundësive kombëtare ushtarake në fushën e mjekësisë, kontributin e saj në mbështetje të autoriteteve kosovare në luftën kundër Covid-19, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Ashtu siç po i kërkojmë Komisionit Europian përshpejtimin e blerjes së vaksinave në favor të qytetarëve italianë, tani e konsideroj të rëndësishme dhe urgjente që Komisioni, përveç iniciativave të planifikuara tashmë, të marrë përsipër një iniciativë kushtuar posaçërisht blerjes së drejtpërdrejtë dhe sa më shpejt të jetë e mundur të dozave të vaksinave për Ballkanin Perëndimor, i vënë në provë të vështirë nga kjo pandemi”, theksoi Di Maio gjatë fjalës përshëndetëse drejtuar kontigjentit italian në Kosovë.

“Siç e shpjegoi edhe komisionerit Varhelyi, një iniciativë e tillë do të lejonte, e para, një mbulim adekuat dhe në kohë të vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në interes të Europës e veçanërisht të Italisë, në dritën e kontakteve intensive midis komuniteteve dhe vendeve tona”, shtoi ai.

”Dhe e dyta do t’u jepte partnerëve tanë në Ballkan një sinjal të rëndësishëm të afërsisë dhe solidaritetit konkret, në përputhje me mbështetjen tonë për rrugën e tyre europiane”, shtoi Di Maio.

”E treta, për të parandaluar që një boshllëk i iniciativës europiane të plotësohej nga aktorë të tjerë konkurrues”, përfundoi ai.



1 Comment

  1. Ik ore evgjit i mutit. Po na mbysin keta tanet te durojme edhe ty. Rrace muti. Prandaj do haje karet edhe italia se ka perfunduar ta drejtojne evgjitet dhe hajdutet. Fatin tone do te keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *