• |
ide | kryesore

Tony Robbins paditet nga punonjësja e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Një nga “life coaches” (trajner/strategjist jete) më të famshëm të momentit, është paditur në gjykatën federale të New York-ut, nga një punonjëse, e cila pretendon se kompania e Robbins nuk i lejoi akomodim të arsyeshëm, teksa ajo po kalonte Covid-in dhe se “Robbins përfitoi nga situata e saj, për të promovuar veten”.

Despina Kosta, e cila punoi për Robbins Research International (RRI) për 18 vjet, së fundmi si “specialiste e rezultateve personale”, paditi Robbins, gruan e tij dhe korporatën që ai ka. Ajo tha se kompania u përpoq të shkurtonte kohën e saj të rikuperimit dhe se Robbins i shkaktoi “shqetësim emocional”, duke pyetur për gjendjen e saj në mënyrë që ta bënte publike e ta reklamonte për përfitimet e veta. “Duke pretenduar në mënyrë të padrejtë se ai i shpëtoi jetën një punonjësi gjatë një pandemie ndërkombëtare, Robbins u përpoq të bindte ndjekësit e tij se aika njohuri dhe fuqi jashtë kësaj bote, që ai dinte ta trajtonte punonjësen më mirë se mjekët”, shkruhet në ankesën e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për “Southern District” të New York-ut. RRI akuzohet se ka refuzuar kërkesën e Kostës për të marrë pushime në disa raste dhe se ka refuzuar kërkesën e saj për të punuar me kohë të pjesshme, ndërsa ajo luftonte me problemet mjekësore (Covid-19).

Në gjykatë, akuza kryesore mbetet: Diskriminimi dhe shqetësimi emocional i qëllimshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *