• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia e mbyll vitin si kampion dimri: Tiranën e tradhëton Torasssa, Partizanin e fundos ish-lojtari

-Instant, F1, Sport, Video



Superiorja mbyll vitin 2020 me një javë të denjë për atë që kishte prodhuar kampionati deri tani. Askush vec Vllaznisë nuk ka stabilitet dhe si rezultat, shkodranët janë të vetmit të shkëputur në renditje, ndërsa të tjerët këmbejnë vendet cdo javë. Fiton Laci 3-1 me Mazrekaj që shkatërron me një dygolësh ish-skuadrën e tij Partizanin. Barazim në Klasike mes Tiranës dhe Vllaznisë, me bardheblutë që në avantazh u tradhëtua nga Torassa i ndëshkuar me karton të kuq. Shkundet fundi i renditjes me fitoret e paparashikuara të Skënderbeut dhe Apolonisë, që mbajnë në lojë të gjitha skuadrat.

Tirana e Nevil Dedes specializohet tek barazimet, por këtë herë 1-1 gëzon vetëm Vllazninë, që ruan kryesimin dhe mban larg pretendentët. Edhe pse bardheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Muçit në minutën e 13-të, që u administrua mirë deri në në minutën e 74, kur Torasa u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje antisportive ndaj Isaevskit. Kryesuesit e Vllaznisë përfituan duke barazuar me Imerin në minutën e 79-të, teksa tentuan ta fitonin në fund, por u mjaftuan vetëm me barazim.


Dënohet nga një ish-simbol i shtëpisë Partizani, që rrëzohet pas dy fitoreve radhazi 3-2 në Lac. Mentor Mazrekaj ishte protagonisti absolut i kurbinasve duke realizuar dopietë dhe asist në triumfin ndaj “demave”, duke i dhënë të drejtë teknikut Shpëtim Duro që vendosi ta niste takimin me të, duke e preferuar ndaj Xhixhës. Në të kundërt ishte kapiteni i të kuqve Hoxha i mefshtë në pësimin e golave. Kurbinasit kaluan në avantazh brenda 8 minutave lojë kur Harmon shfrytëzoi saktë krosimin e Mazrekajt. Ekipi i Ilir Dajës tregoi karakter duke barazuar brenda 3 minutave me Tedi Carën, por u rrëzua nën goditjet e kurbinasve. Mazrekaj me një goditje pa pretendime befasoi Hoxhën në minutën e 51, ndërsa 17 minuta më vonë pa krosimi i tij nga faulli të përfundonte në rrjetë.




Fitore e fundit të renditjes, që kërkon të mos e mbyllë kaq shpejt kampionatin. Skënderbeu nuk lejon Bylis të arratiset dhe imponohet 4-3 në një sfidë ku ballshiotët kanë pretendimet e tyre për arbitrimin. Me këtë fitore të besuarit e Ahmataj ngjiten në 9 pikë, vetëm dy larg ballshiotëve në zonën e playout. Fiton edhe Apolonia 2-1 përballë Kastriotit në debutimin e Camaratës në pankinë, që e mban skuadrën një pikë pas Skënderbeut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *