• |
ide | kryesore

Vlorë, 20-vjeçari plagoset nga kunati me armë zjarri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 20 vjecar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë. Raportohet se autor i ngjarjes është kunati i tij, i cili dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij, i cili është punonjës paraburgimit të Vlorës.

Njoftimi i policisë: 

Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *