• |
ide | kryesore

Nga sot hyjnë në fuqi ndryshime të rëndësishme/ Paga minimale bëhet 30 mijë lekë, ulet pragu i TVSH-së dhe tatim fitimi për bizneset, fillon fiskalizimi

-Instant, Lajme, Të fundit



Në ditën e parë të vitit 2021 hyjnë në fuqi disa vendime shumë të rëndësishme ekonomike. Nga dita e sotme askush nuk do të paguhet më në Shqipëri më pak se 30 mijë lekë. Ky vendimi i  qeverisë u mor më 16 dhjetor dhe hyn sot në fuqi. Paga minimale do të jetë 30 mijë lekë.

Një tjetër vendim shumë i rëndësishëm që hyn në fuqi sot është ai që bizneset me qarkullim vjetor nga 0 deri në 10 milionë lekë, nuk do të jenë subjekte të pagimit të TVSH-së. Keto lehtësira ndaj biznesit të vogël do të zgjasin deri në vitin 2029, ku ky subjekt nuk do të paguajë këtë tatim. Bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të kenë tatim fitimi zero, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Ndërkohë që sot fillon edhe fiskalizimi. Faturat që do të lëshohen për Entet Publike/Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike, të cilat do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.  Vënia në zbatim e fiskalizimit në janar të vitit 2021, duke bërë që bizneset fillimisht për marrëdhëniet me shtetin të lëshojnë fatura elektronike dhe më pas biznes me biznes dhe biznes konsumator, do të ketë rol kryesor edhe në formalizimin e ekonomisë.



4 Comments

  1. Keshtu qe nuk do kete me penskone me 100 mije leke te vjetra??? Persa i perket TVSH dhe tatim fitimit nuk e marr vesh se nga do i dalin leket shteti se shteti mbahet me taksa…

  2. Ahh hhhhhhh, sukur t’a dija, ….
    Nga janari-zgjedhje dhe pastaj zgjedhje-me efekt prapaveprues nga Janari….
    U zgjidh enigma…
    Tani na duhet program social dhe mbi kete baze realizojme social-kapitalizmin…
    Socializem-pabukesi per masen dhe kapitalizem-poshtersi per udheheqjen….
    Nga fitorja ne fitore te reja….

  3. 7 vite e 3 muaj pa rritje rrogash e pensionesh, me rritje taksash e TVSH e 4 muaj para zgjedhjeve do të bëheshkan mrekullitë me një borxh buxhetor prej 90% të GDP.
    Të na rojë Partia e shoku Edver !

  4. Dhe bizneset do ja faturojne tek produktet.D m th konsumatori ose me mire i punesuari do blej me shtrenjte. Biznesi eshte ne rregull perseri. Konsumatorit do ti duhen me shume para per te blere te njejtin product.dmth cbere hic asgje ku ishe hicgjekundi. Plus që duke rritur pagat rritet kostoja e prodhimit dhe produktet e vendit nuk mund të konkurojnë ato të importit .Bizneset e prodhimit do ndalojnë prodhimin në vend dhe do vazhdojnë duke sjellë prodhim nga jashtë me kosto më të ulët. Të punësuarit do largohen nga puna dhe do marrin trastën në krahë për në kurbet. Kinezët janë budallenjte që mbajnë rroga të ulëta dhe janë konkurues ne bote dhe kane rritje ekonomike.
    Thjeshtë ne pamje te pare njerezit do gëzohen se qeveria bëri rritje pagash por llogaritë nuk do u dalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *