• |
ide | kryesore

Komisionerja e BE-së i drejtohet themeluesve të Biontech: Ju dhamë 100 milionë euro, ngërçi është tek prodhimi i pakët i vaksinave

-Instant, Lajme, Planet



Nëpërmjet një deklarate Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit në BE, Stella Kyriakides u është përgjigjur kritikave të dy themeluesve të Biontech, Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, të cilët u tu shprehën disa ditë më parë se mungesa e vaksinave ishte për shkak të porosive të pakta që kishte bërë Bashkimi Europian. Kyriakides theksoi se ngërçi qëndron tek prodhimi dhe jo tek numri i porosive të bëra nga BE.

Ajo tha gjithashtu se negociatat me Biontech dhe partnerin e saj amerikan Pfizer kanë nisur shumë herët. Sipas Komisioneres, BE-ja e ka financuar Biontech me 100 milionë euro për ndërtimin e strukturave të prodhimit të vaksinave dhe se për këtë mbështetje kishin marrë zotimin se do të merrnin 300 milionë doza vaksinash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *