• |
ide | kryesore

Neymar i çmendur pas Counter Strike: 40 mijë euro shpenzime për të personalizuar “armët e tij”

-Instant, Sport



Neymar dhe pasioni i tij për CS: GO, ose lojën e njohur video Counter Strike, po kthehen në një fiksim të cmendur. Nëse në të kaluarën ylli i Paris Saint-Germain ishte evidentuar me direktet në Tëitch.tv, që ishin vërtetë të çuditshëm, tani është një Youtuber i mirënjohur që ka analizuar cështjet në lidhje me mënyrat e lojës së brazilianit.

TDM_Heyzeus ka bërë një llogaritje, megjithëse të përafërt, mbi shpenzimet e mundshme të lojtarit të PSG-së në lidhje me personalizimin e “inventarit të tij të armëve”, që duken qartë në lojë. Nga vlerësimet e bëra, O’Ney ka arritur të shpenzojë një shumë prej të paktën 40,000 euro për të ashtuquajturat veshje armësh. Pushkë, pistoleta dhe shumë më tepër, të personalizuara sipas pëlqimit të yllit brazilian, i cili, me sa duket, sigurisht nuk ka kursyer shpenzimet për atë që është padyshim një nga pasionet e tij të preferuara jashtë fushës së futbollit …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *