• |
ide | kryesore

A ka dyshime në ISHP për mbërritjen e variantit të ri të Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eugena Tomini, shefja e survejancës në ISHP deklaroi se në Shqipëri nuk është vënë ende re asnjë mostër e dyshimtë që mund të linte të kuptonte se mutacioni i Covid-19 që shpërtheu në Britani ka ardhur edhe në Shqipëri.

E ftuar në “Log”, Tomini tha se sapo të pikaset diçka e tillë, do dërgohet për tu ekzaminuar në Londër e Berlin, pasi Shqipëria dihet që nuk ka laboratorë përkatës.

“Deri tani nuk është dedektuar asnjë mostër apo nëpërmjet diagnozës së PCR-së, e dyshimtë për kundrejt virusit covid-19. Nëse do të kishim dyshime, mostra transportohet në Berlin dhe Londër, ky është binjakëzimi i laboratorit të referencës.

Deri tani nuk ka rezultuar asnjë e dyshimtë, që është brenda linjës së koronaviruseve, por nuk konfigurohet si covid-19 dhe nëse do të shfaqet sigurisht bëhet dërgimi direkt në këto laboratorë reference,”- tha Tomini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *