• |
ide | kryesore

Varianti i ri i Covid vjen në Greqi, zbulohen 4 rastet e para

-Instant, Lajme, Të fundit



Mutacioni i Covid sa vjen edhe po përhapet më shumë. 4 raste janë zbuluar ditën e sotme në Greqi. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke të cilat shkruajnë se rastet e para të mutacionit janë zbuluar nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Teknologjike në Athinë.

4 rastet e para të mutacionit në Greqi janë izoluar dhe mbi ta po kryhen studime. Mediat greke shkruajnë se ende nuk dihet se nga e kanë marrë mutacionin personat e infektuar. Gjithashtu ato kanë shkruar se zbullimi i mutacionit të Covid në Greqi mund të bëj që qeveria ta fus vendin në një karantinë të plotë për të mos përhapur llojin e ri të Covidit.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *