• |
ide | kryesore

Napoli, akord i arritur për rinovimin e Gattuso: tekniku kërkon qartësi mbi projektin

-Instant, Sport



Çështja e rinovimit të kontratës midis Gennaro Gattuso dhe Napoli vazhdon prej më shumë se dy muaj, nga shtrëngimi i duarve në 30 tetor në Castel Volturno: koha nuk ka kaluar kot pasi trajneri dhe klubi kanë gjetur praktikisht një marrëveshje për gjithçka, si në anën ekonomike, ashtu dhe mbi të drejtat e imazhit e në afatin e ri (2023). Megjithatë, përpara zyrtarizimit, duhet të pritet një hap tjetër – dhe ndoshta i fundit – një mini-takim për të përcaktuar objektivat sportive dhe strategjitë financiare të klubit.

Gattuso e di mirë që pandemia po ripërcakton parametrat ekonomikë të Napolit, si dhe të të gjitha skuadrave botërore dhe nuk kërkon ekzagjerime. Realizëm, para së gjithash, nëse duhen marrë vendime të vështira, për pasojë do të jetë e nevojshme të rregullohen synimet në qëllimet sportive. I vetmi i këtij sezoni, raporton Il Mattino, është të hyjë në 4 të parat e Serisë A dhe Gattuso mbeti i zhgënjyer kur klima negative u krijua rreth ekipit në hapat e parë të gabuar në kampionat. Tekniku nuk kërkon investime faraonike, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron që të pretendohet hapi më i gjatë se se këmba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *