• |
ide | kryesore

Vendimi i Kushtetueses/ Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Albin Kurti nuk mund  të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë si deputet. Megjithatë kjo nuk e pengon atë të zgjidhet kryeministër.


Si fitues i zgjedhjeve, Kurti mund të ulet në karrigen e kryeministrit, por nuk mund të kandidojë nën siglën e Vetëvendosjes për një ulëse në Parlamentin e Kosovës.


Në aktgjykimin e plotë të publikuar nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti dhe zgjedhjet e reja në Kosovë, ka dhe një përfundim lidhur me lejimin e kandidimeve. Kjo pasi sipas Gjykatës Kushtetuese, kushdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, atëhere nuk kandidon.

Albin Kurti së bashku me deputetë të tjerë, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu u dënuan në 2018, ose më shumë se 2 vite më parë me burg për hedhjen gazi lotsjellës në Kuvend. Qeveria e Avdulla Hotit u rrëzua nga vota e pavlefshme e një deputeti, Etem Arifi i cili ishte dënuar më parë me 1.3 vite burg për mashtrim me subvencionet. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: 

Zbardhet vendimi i Kushtetueses/ Për 40 ditë Kosova në zgjedhje 

4 Comments

  1. Skane shance ta bllokojne do mundohen por nuk ja dalin dot.
    Jane ala grahmat e thacit dhe mustafes por nuk munden ,dhe keto i bo kurva mustafe por se arrin dot

  2. Se pari, sipas n. 45 te kushtetutes, Albin Kurtit, nuk i eshte perjashtusr e drejta per tu zgjedhur me vendim gjyqesor. Sipas n. 73 te kushtetutes, mandati mbaron ose behet i pavl, kur denohet me vendim te formes se prere, me nje ose me shume vite burgim, qe nenkupton qe denimi i formes se prere jepet gjate mandatit, pra nenkupton se ka kryer nje veper penale gjate atij mandati qe i nderpritet, po nga gjykata. Neni 65 i kodit penal percakton rastet kur gjykata ndalon kryesisht te drejten per tu zgjedhur, qe jane keqperdorimi i funksonit publik dhe per vepra penale te parashikuara ne kapitullin XXXIII te kodit penal, vepra qe mund ti kene kryer te gjithe pushtetaret e 20 viteve, subjekt i te cilave ishte ai deputeti objekt i GjK, qe ishte ne fazen e ekzekutimit te vendimit por jo Albin Kurti, Pavaresisht kualifikimit, ai eshte denim politik, por jo per shperdorim detyre, per perfitime per vehte e te tjeret, pervetesim posti zyrtare, etj, etj. Po ashtu si parim kushtetues eshte hyrja e ligjit ne fuqi dhe efektet prapavepruese te sanksionuara ne Kodin penal ne fuqi, qe shprehimisht ndalon rendimin e pozites se personit kur ligji ashperson denimet penale apo alternative, sic eshte heqja e te drejtes per tu zgjedhur. Ndalimi ite drejtes per tu zgjedhur parashikohen ne ndryshimet e Kodit penal per denimet me kusht, te botuara ne fl. Zyrtare te Kosoves nr. 2 date 14 janar 2019, qe nenkupton se per Albin Kurtin nuk kane efekte prapavepruese. Menyra e aresyetimit te gjykates kushtetuese, eshte evazive, por ne asnje menyre, gjykata kushtetuese nuk mund te dali jashte kornizave kushtetuese, pra nenet 45,73 te saja dhe tej sa patashikojne dispozitat e kodit penal. Heqja e se drejtes per tu zgjedhur behet per personin vetem me vendim gjyqesor, qe eshte forme e denimit alternativ. Gjykata kushtetuese nuk jep asnje lloj denimi, por shqyrton gjendjen faktike te nje kazusi ne raport me ligjin e kushtetuten. Albini nuk ka qene subjekt i Gj. K. Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu