• |
ide | kryesore

Boateng, flirt me të fejuarën e Theo Hernandez: i dedikon “miqësinë e ëmbël”

-Instant, Sport



Milano di të pëshpërisë shumë mirë. Qarkullon një thashethem se mes Zoe Cristofoli dhe Kevin-Prince Boateng në këto muaj ka lindur një miqësi e bukur dhe e ëmbël. Por a ka më shumë? Dashuria mes ish-lojtarit të Milanit, sot tek Monza, Kevin Prince Boateng dhe Melissa Sattas ka përfunduar zyrtarisht. Një histori e zjarrtë, por padyshim e zhdukur pasi u përpoqën disa herë ta rikuperonin. Përfundoi për shkak të mungesës së asaj ndjenje të fortë që mban së bashku një çift, përtej Maddox-it të vogël, djalit të tyre. Sipas Roberto Dandolo, në këto muaj pa Melisën, Boa është afruar me Zoe Cristofoli, të dy janë adhurues të mëdhenj të tatuazheve. Sidoqoftë, ekziston një detaj i vogël problematik: ajo është e fejuara zyrtare e mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez.

Sipas të përjavshmes Oggi, Kevin-Prince Boateng, “ka ndërtuar muajt e fundit një miqësi të bukur dhe të ëmbël me Zoe Cristofoli, e fejuara e mbrojtësit të Milanit Theo Hernandez”. Se cfarë ka mes të dyve, megjithatë, nuk specifikohet, edhe pse nënkuptohet se miqësia e ëmbël mund të përfshijë ndjenja të tjera… E gjithë kjo ndërsa Melissa Satta, në Instagram, tha se nuk ndihet mirë, se po vuan por do të qëndrojë vetëm. Sigurisht, bukuroshja Zoe Cristofoli nuk është një vajzë që kalon pa u vënë re dhe kjo miqësi “e bukur dhe e ëmbël” është prova. Nëse ka diçka më shumë që nuk dihet, po flasim për dy futbollistë, të bukur, të famshëm dhe plot tatuazhe, ashtu si i pëlqen ajo. E në sfond mbetet ai, Theo Hernandez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *