• |
ide | kryesore

Përgjimet e reja të Dibrës/ Bisedat për pazarin e votës dhe përplasjet me armë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Ora News”zbardh të plotë dosjen penale me Nr.184 që flet për blerjen e votave në zgjedhjet vendore për bashkinë e Dibrës.

Çështja më e rëndësishme e prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku njerëz me pushtet, biznezmenë dhe zyrtarë të politikës lokale e shefa komisariati u përfshinë në blerjen e votave, u katandis si mos më keq, me pushimin e akuzave të personazheve kryesorë.

Pas katër vjet hetimesh, prokuroria e Dibrës vendosi të marrë vetëm 4 persona të pandehur: Robert Agën, Drini Gjeçin,Hasan Hotin dhe Nuri Medën. Ndërkohë, për 18 personat e tjerë, mes tyre Damian Gjiknuri dhe Imer Lala, është vendosur pushimi i ndjekjes penale për shkak të parashkrimit të akuzave.

“…sa i përket personit nën hetim, Dionis Imeraj, aktualisht Kryetar Bashkie në Dibër, dhe personave të tjerë të kallëzuar, Spartak Koltraka, Agron Malaj, Jetmir Lleshi, Shaban Uklala, Abaz Kaca, Sonila Ndreu (Braha) dhe Damian Gjiknuri, rezulon se ato nuk kanë konsumuar element të figurës së veprës penale “Dhënia e premtimeve dhe e shpërblimeve…”- argumenton prokuroria.

Më tej, organi i akuzës sqaron se nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këto persona kanë patur një rol aktiv në fushatën e zgjedhjeve për kryetar i Bashkisë së Dibrës, të zhvilluara në datën 11 shtator të 2016-ës, duke mbështetur politikisht kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

“…gjatë hetimit nuk është provuar që këto persona të kenë dhënë apo ofruar premtime dhe shpërblime apo të kenë përdorur forma të tjera të korrupsionit zgjedhor, me qëllimin për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime…”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

”Ora Neës” zbardh të plotë, përgjimet mes protagonistëve kryesorë të kësaj dosjeje, ku padyshim që nuk mungojnë presionet për largim nga puna, korruptimi, dhe kanosjet e vazhdueshme.

Në një bisedë tjetër të datës 11 shtator 2016, të zhvilluar midis shefit të policisë Dibër, Robert Aga dhe një personi tjetër thuhet:

Roberti: “Si duket…?”

“Çka, ai Kiçi Islami na e futi ja q… robt…”

Roberti: “Ashtu ëëë…?”

“I dola borxhit, i thashë a do lekë dhe tha jepke pak, du më shumë…”.

Sërish, më 11 shtator 2016 Robert Aga, diskuton me një person me emrin Qemal, ku gjatë zhvillimit të bisedës,Roberti i thotë Qemalit.

Roberti: “Shife atë djalin e atij Hames, hë më se e ke parasysh, ia ke telefonin ti se i kërkojnë të shkojnë të votojnë.”

“Po po, se e gjej unë për dy minuta.”

Roberti: “Shko thuaji për hatër tim.”

Sërish, në të njëjtën ditë, shefi i komisariatit Dibër, Robert Aga, bisedon meAzbi Bicin, punonjës policie në Komisariatin Dibër, që i raporton eprorit të tij Robert Aga, duke i thënë:

“Sa jam nisur me kutitë e Bllatës së Poshtër” e njofton ai dhe Roberti i thotë “me kujdes”.

Roberti: “Ti i ke çu njerëzit e tuj të votojnë?”

Azbiu: “Patjetër që po, i kam çu me makinë dhe i kam afru.”

Ndërsa në një bisedë të datës 12 shtator, Robert Aga, bisedon me një numër ende të paidentifikuar ku të dybashkëbiseduesit diskutojnë mbi rezultatin e thellë të fitores së PS -së, ku ndër të tjera personi e pyet Robertin:

“Ça bëtë ashtu, në progresion gjeometrik…?!”

Roberti: “Po pra mo tashi, unë kur të fitoj mandatin, kam të drejtë t’i them atij burrit të huaj që unë e mbarova.”

“Po po, e bëre asfalto beton rrugën, e shtrove rrugën e Arbrit”

Mes bisedave të përgjuara është edhe ajo e datës 20 shtator 2016, e zhvilluar mes Imer Lalës dhe Drini Gjeçit, ku realizohet ky komunikim:

Imeri: Ore kush e ka çuar në punë atë nusen e Mezan Merdinit, mësuese në Sohodoll?

Drini: Kjo në Sohodoll më duket se ka shkuar edukatore.

Imeri: më duket se ka shkuar mësuese. Po a e di që djali i këtij Mezanit dhe Mezani u nxorri armën njerëzve tonë dhe njerëzit më thonë çfarë bën që e emëron në punë!

Drini: O Imer, dëgjo tani! Është e vetmja komunë ose Njësi Administrative që kemi bërë ca lëvizje dhe ta kam shkruar edhe me mesazh, me Spartakun, me Arifin, ka qenë prezent edhe Afrimi.Unë nuk kam qenë dakort, por këto lëvizje janë bërë gjatë fushatës.

Imeri: Kush e ka rekomanduar këtë?

Drini: Këtë ma kanë dhënë ato se unë nuk i kam njoft fare, mor fare.Ma kanë dhënë asambleja e atjeshme, këto të PS-së.

Drini: Lidhu njëherë me Spartakun se ta shpjegon

Imeri: Ok.



1 Comment

  1. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” thotë:

    Mafia ne pushttet!
    Jo më kot ia ka mbyll derën BE-ja drogaxhiut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *