• |
ide | kryesore

Elon Musk zyrtarish personi më i pasur në planet

-Instant, Paparazzi, Slider



Elon Musk është zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Tashmë biznesmeni i Tesla dhe SpaceX vlen plot 191 miliardë dollarë. Ndërsa pasuria e Jeff Bezos vlerësohet 187 miliardë Dollarë.

Sipas Bloomberg, Elon Musk ka kaluar në këtë renditje themeluesin e Amazon, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri. Ndryshimi ka ndodhur pasi aksionet e kompanisë së Musk, Tesla, u rritën me 5% të enjten, duke e çuar pasurinë e tij totalë në 190 miliardë dollarë. Ndërsa aksionet e Amazon u rritën me vetëm 2% duke bërë që pasuria e Bezos të arrijë në 187 miliardë dollarë.

Pasuria e Musk gjatë vitit të kaluar shënon ngritjen më të shpejtë në krye të listës së më të pasurve në histori, dhe shënon një kthesë dramatike financiare për sipërmarrësin e famshëm, i cili vetëm 18 muaj më parë ishte në titujt e gazetave për djegien e shpejtë të parave të Tesla dhe ndikimin e tij personal kundër aksioneve të Tesla-s.
Elon Musk kaloi Warren Buffett në korrik për t’u bërë personi i shtatë më i pasur. Në nëntor, Musk kaloi Bill Gates për t’u bërë personi i dytë më i pasur dhe tashmë është më i pasuri në botë.
Musk ka fituar më shumë pasuri gjatë 12 muajve të fundit sesa e gjithë pasuria e Bill Gates prej 132 miliardë dollarësh. Në vend të tretë është Bill Gates, me një pasuri prej 132 miliardë dollarësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *