• |
ide | kryesore

Seferi prezantohet duke sfiduar Partizanin: “Erdha për Osmanin, mezi pres derbin”

-Instant, F1, Sport



Vetëm për pak ditë u duk se mes Taulant Seferit dhe Tiranës do të ishte një takim i sfumuar pa nisur, me bllokimin e merkatos së bardhebluve nga Fifa. E ja tani, gjithcka është zgjidhur dhe sulmuesi i kombëtares, është prezantuar tek 25 herë kampionët, i huazuar nga Young Boys. Ai që bindi sulmuesin të neglizhonte huazimin në Zvicër e të zgjidhte Tiranën ishte raporti personal me Tefik Osmanin, drejtorin e kryeqytetasve: “Po ju tregoj se kisha një parakontratë me një ekip në Zvicër – tha Seferi -. Më mori në telefon, drejtori sportiv i Tiranës, Osmani, me të cilin njihemi personalisht dhe kisha një bisedë shumë të mirë atë natë. Të nesërmen, Tirana tregoi profesionalizëm, duke dërguar ofertën, u futëm në negociata dhe besoj nuk ka qenë shumë e vështirë”.

Nuk ishte një zgjedhje e vështirë, sipas asaj që thotë Seferi, që e konsideron kalimin tek Tirana si një hap që do ta ndihmojë në të ardhmen: “Për një klub të madh si Tirana, me tifozeri të zjarrtë, që njihet edhe në Ballkan, e kam pritur shumë mirë. Nuk jam menduar shumë që të pranoja Tiranën, do ta ndihmoj Tiranën, por dhe ajo do të më ndihmojë mua në karrierë. Futbolli këtu ka më shumë kualitet se kampionati i Kosovës dhe Maqedonisë. Besoj se do të përshtatem shpejt. Është kampionat i mirë dhe i duhur për mua”.

Ende pa vënë mirë këmbët në Skënder Halili dhe Seferi duket një bardheblu i kahershëm, që sfidën e parë ia rezervon Partizanit, me të cilin do të ndeshet së shpejti në fushë: “Patjetër që shpresoj të jem në fushë, mezi po e pres atë ndeshje. Nesër do dalë në stërvitje, do të jemi të fokusuar te ndeshja kundër Kastriotit. Shpresoj që ajo ndeshje do të na ecë mirë, pastaj do të mendojmë edhe për Partizanin. Normalisht që do të jemi të gatshëm”, përfundoi Taulant Seferi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *