• |
ide | kryesore

U kthye titullar, dëmtohet në ndeshjen e parë: fati i keq ndjek Strakoshën

-Instant, F1, Sport



Lazio humbet Thomas Strakoshën për një dëmtim muskular. Nuk është periudhë me fat për portierin e kombëtares së Shqipërisë, mes Covid, rivalitetit me Reinan e ku shtohet tani edhe një dëmtim i ri. Pikërisht në ndeshjen e parë ku Strakosha u kthye si titullar, në fitoren 2-1 me Fiorentinën, shqiptari ka pësuar edhe dëmtimin, sipas asaj që bën të ditur vetë klubi bardhekaltër.

“Po ju bëjmë të ditur se futbollisti Thomas Strakosha në takimin me Fiorentinën ka pësuar një traumë që përfshin rectus femoris të kofshës së djathtë – lexohet në komunikatën e klubit – Portieri i është nënshtruar menjëherë kontrolleve mjekësore e kurave të duhura e do të monitorohet në ditët e ardhshme për të përcaktuar një prognozë përfundimtare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *