• |
ide | kryesore

FOTO/ Duart e lira, me shenja të frikshme djegie: Grosjean ‘harron’ tmerrin e Sakhir

-Instant, Sport



Pak më shumë se gjashtë javë pas një prej incidenteve më dramatike të viteve të fundit, më 29 nëntor në Sakhir, Romain Grosjean mori për herë të parë nga mjekët që po e trajtojnë autorizimin për të kaluar një ditë të tërë pa mjekim mbi duart e djegura në zjarrin që përfshiu Haas-Ferrarin e tij. E për të treguar lumturinë e tij, piloti francez tregoi shkallën e dëmtimeve të tij përmes mediave sociale.

Romain Grosjean tani ishte në gjendje të kalonte të gjithë ditën pa fasha ose mjekime në duart e tij të djegura në Sakhir (sidomos e majta), në aksidentin që i dha fund karrierës së tij në formulën më të lartë, pas 181 Cmimesh të Mëdha. 34-vjeçari francez ka lajmëruar ndërkohë këtë javë për të tjera lajme: “Dita e parë tërësisht pa mjekime. Çfarë ndjenje e shkëlqyer! Është kaq e lehtë të harrosh se sa i përsosur është trupi ynë kur funksionon mirë. Tani le ta vendosim fashën për një natë para vizitës tjetër të kontrollit”.

E ishte pikërisht pas “dritës së gjelbër” të kirurgut që Romain publikoi imazhet (mjaft … elokuente) të duarve të tij më në fund të çliruar përfundimisht nga fashat dhe mjekimet, aq sa ai mund të përballonte edhe luksin e mbajtjes së maces së familjes Petrus! Një hap i bukur përpara në drejtim të kthimit në normalitet të plotë dhe në të njëjtën kohë një hap kryesor drejt kthimit të mundshëm në garë, edhe pse jo më në Formula Një.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *