• |
ide | kryesore

Jessica Campbell ndërron jetë papritur në moshën 38-vjeçare

-Instant, Paparazzi, Slider



Hollywood-i ka humbur një tjetër yll. Sipas TMZ, Jessica Campbell ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeç. Sipas kësaj mediaje, aktorja ka humbur jetën në Portland, më 29 dhjetor. Kujtojmë se Jessica Campbell u bë e njohur nga roli që luajti në “Election” në vitin 1999.
E ndjera ka lënë pas djalin e saj dhjetëvjeçar, Oliver, teksa njerëzit pranë saj kanë deklaruar se humbja e saj ishte e papritur. Lajmin e ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’. Shkaku i vdekjes së Jessica nuk është zbuluar akoma, por Wessling i tha TMZ se familja e saj po pret rezultate nga Zyra e Qarkut Multnomah në Oregon.

Në një intervistë me TMZ, Wessling tha se Campbell, e cila u bë një mjek naturopatike pas tërheqjen nga kinematografia dhe TV, kishte kaluar një ditë tipike para se të vdiste, duke punuar me pacientët e saj në klinikën e saj dhe më pas kishte shkuar në shtëpi për të parë nënën dhe tezen e saj. Wessling tha se në një moment Campbell hyri në një banjë dhe nuk doli e gjallë prej andej, pasi familjarët e gjetën pa shenja jete.

TMZ deklaroi se tezja dhe ndihmësmjekët e thirrur u përpoqën ta shpëtonin Campbell por fatkeqësisht nuk ia dolën. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë qenë e infktuar me Covid-19 pasi para se të mbyllte sytë, ka thënë se i duket sikur është ftohur.
Ajo po ashtu u shfaq edhe në seri të tjera përfshirë, “Freaks and Geeks”, “The Safety of Objects”, “Junk”, etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *