• |
ide | kryesore

Kunati i Bashës padit në gjykatë Erion Veliajn, dy akuza për kryetarin e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kunati i kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka paditur për shpifje dhe fyerje kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Shtetasi Erion Isufi e ka depozituar padinë e tij në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin dhe Organizuar. Në padinë e tij,  një kopje të të cilës e ka siguruar Lapsi.al, Isufi ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të shpallë fajtor Veliajn për akuzat që ky i fundit se pala paditëse zotëronte katër vila dhe i kishte përfituar ato gjatë përiudhës së pandemisë, duke fshehur qëllimisht të vërtetën rreth kësaj çështjeje.


Motivi që Isufi pretendon se e ka shtyrë Veliajn, si drejtues i fushatës së PS-së në Tiranë, të hedhë akuza të tilla me qëllim që të dëmtojë perceptimin e publikut për viktimën e akuzave si familjar i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Veliaj i ka përsëritur disa herë akuza të tilla ndaj Isufit. Kryebashkiaku i Tiranës e sulmoi Erion Isufin edhe një ditë më parë gjatë një takimi me banorë të Laprakës. Erion Veliaj, tha se nga njëra anë Lulzim Basha flet për varfërinë, e nga ana tjetër aplikon në bashki për të marrë leje për të ndërtuar një vilë tjetër.


“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një konteiner për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, tha Veliaj.

Nëse Erion Veliaj shpallet fajtor nga Gjykata e Posaçme, ai mund të dënohet me gjobë nga pesëdhjetë deri në 3 milion lekë.

©LAPSI.al

4 Comments

  1. Po ti qe bere dy dasma ,o kurvi ku i gjete leket apo ti dha mami nga pensioni ,ha dhe pak kohe se edhe ti ne pidh te sat’ eme do vesh.

  2. Nuk na plas trapi per kta hajdute qofte kunati apo kryetari.
    Erjoni duhet te rregulloj rruget qe jan mbush gjith gropa, dhe duhet ta gdhij te sheshi shqiponja bashk me ministrat deri sa te perfundoj mutkalimi i famshem. Vuajtje ne dalje , stervuajtje ne hyrje , tallin bythen me taksat e popullit

  3. A mund ta kish marr me mend Charles Dickens se personazhi i romanit te tij

    Uriah Heep do behej Kryetar i bshkise se Tiranes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu