• |
ide | kryesore

Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit/ Euronews Albania sjell sondazhin në “Barometri Politik”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Prej së enjtes, më 21 janar dhe deri në 25 prill, Euronews Albania do të sjellë emisionin “Barometri Politik” në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze me eksperiencë ndërkombëtare pjesë e “Kantar Group”, MRB, nën drejtimin e gazetares Ilva Tare.


“Barometri Politik” do të masë çdo javë pulsin e qytetarëve për çështjet më të rëndësishme në vend dhe për partinë tek e cila ata besojnë.


Çdo të enjte përballë një paneli analistesh të “Barometrit Politik” do të sillen opinionet e rreth 10 mijë të intervistaurve në pesë sondazhe deri më 25 prill.

Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? A do të fitojë qeveria Rama një mandat të tretë, apo do të ketë rrotacion politik?

Grumbullimi i të dhënave realizohet përmes metodës së intervistimit derë më derë, dhe metodës cilësore, ku përfshihen qytetarë të ndryshëm në varësi të gjinisë, moshave dhe gjeografisë.

“Nëse kjo ka të bëjë me kampione, më duhet të them se kemi bërë tre gjëra lidhur me këtë rast. E para është që preferojmë të bëjmë intervista kokë më kokë, 1 mijë e 600, që është një numër i madh. Mendoni se kur, institucionet ose mediat na kërkojnë të bëjmë sondazhe në Greqi për to, ato nuk kërkojnë kampione më të mëdha se 1 mijë persona, ajo që ata kërkojnë është përfaqësimi i personave të këtyre anketave,” – tha Dimitris Mavros, drejtor i MRB-së.

Mavros shpjegoi se çfarë rëndësie ka larmia e përfaqësimit në sondazhe. Ai tha se cilado-qoftë përmasa e kampionimit, nëse nuk ka përfaqësim të larmishëm ajo që fitohet është vetëm rritja e marzhit të gabimit.

“Pra, gjëja e parë që duhet të bëhet është kontrolli sa i përfaqësuar është sondazhi. Dhe në kemi bërë shumë përpjekje në këtë drejtim. Gjëja e dytë që duhet bërë është kontrolli i rezultateve. Ne kemi bërë një sondazh telefonik shtesë ku përmasat ishin 2 mijë njerëz për të parë cilat ishin ndryshimet, apo për të parë nëse kemi të njëjtën hartë politike në vend. Dhe e treta është cilësia e sondazhit. Sa për të kuptuar motivet e fshehta të asaj që po ndodh. Dhe do të shihni se do të ketë deklarata nga vetë njerëzit, që sqarojnë vetë dhe hapur se çfarë mendojnë për kandidatët politikë. Ose do të flasin për partitë politike, ose për vetë liderët dhe do të ketë gjëra mahnitëse,” – shpjegoi Mavros.

Euronews Albania është e vetmja media që investon për të pasur sondazhe periodike, duke filluar katër muaj para zgjedhjeve deri në javën e fundit.

“[…] ne duam të dimë hartën politike. Prandaj është kaq e rëndësishme për thellësinë dhe gjerësinë [e sondazheve]. Ajo që do të bëjmë është të ndajmë informacionin në programe të vazhdueshme televizive, në mënyrë që njerëzit dhe kandidatët të kenë idenë e detajuar jo vetëm të asaj që ndodh, por edhe përse po ndodh. Ndaj çdo tre javë ne do të kemi një valë tjetër dhe një tjetër më pas. Ajo që kemi planifikuar deri tani është të realizojmë pesë valë deri në ditën e zgjedhjeve. Gjë që është shumë e rëndësishme, sepse vetëm atëherë je i sigurt se çfarë shifrash do të paraqesësh pesë ditë para zgjedhjeve. Sepse këtu është pesë ditë afati para zgjedhjeve. Kjo është shumë e rëndësishme sepse nuk gjenden lehtë media që duan të investojnë në përpjekje të tilla, për të pasur këtë lloj qasjeje,” – tha më tej drejtori i MRB-së.

Metodologjia dhe rezultatet do të prezantohen hap pas hapi, në një angazhim të pashembullt për një sipërmarrje televizive për katër muaj çdo të enjte, në emisionin “Barometri Politik” në Euronews Albania në bashkëpunim me eksperiencën dhe besueshmërinë e kompanisë MRB.

9 Comments

  1. Une jam 99.9 % i sigurte qe i fiton Rama, pyetja eshte a fiton dot 3/5 apo jo?
    Ska kush te fitoje tjeter, opozita eshte inekzistente dhe kryetari i saj eshte i shitur te Rama.

  2. Ha mut ti AS se Rama po perpelitet se e di qe urrejtja ka shkuar ku s’mban me! Mos na beni te vjellim. Ne 2013 kam votuar Ramen, tani si mua ka gjysmen e popullit me vota kunder. Me prostaten si je? Se vetem ju pleqte matufa i keni ngelur

    1. Ne 2013 e votova edhe une ramen se maloku qe ber i lodhshem. Tani sndjej asnje inspirim te vitoj por lulin apo monen qe kane nga 3 vila dhe sillen si te virgjer. Duhet patjeter nje parti e re ose i gjati fiton prape

    2. Puu, cfare eshte ky sondazh i Euro News. I blere nga Rama. Te gjitha sondazhet i ka bere vete Rama.
      Dmth ne tani te shpresojme ne 2025….???

  3. Mbani shqipo kete m..t qe keni e mos shkoni ne nje m.t akoma me te keq. Dhe ju befte mir kur ta hani se nuk jeni per gje tjeter. Mbani kete qenef qe keni.

  4. Drejtori Dimitris Mavros na qenka grek. Vetem nga ky fakt sondazhi merr doza mosbesimi dhe njeanshmerie me ata qe faforizijne dhenien e detit Greqise.

  5. Ky gerdalla km s ka fituar ne 2013 e jo me 2021🙈🙈,mbani shpres ju qe merrni nga qofte me mish qeni dhe nga nje cope buke me miell Serbi,

  6. O shqiptare mos u merrni me llafe gjithe diten po shikoni shifrat. 53% e popullsise do rrotacion pike.Prandaj perballe shifrave halet e qelbura Rilindase qe mbajne era kerm duhet te mbyllen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu