• |
ide | kryesore

Ekspertët gjermanë dhe francezë: Maskat prej rrobe nuk të mbrojnë nga variantet e reja të covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maskat prej pëlhure të zakonshme nuk garantojnë mbrojtje nga variantet e reja të Covid. Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Gjermani janë të bindur për këtë dhe e kanë këshilluar popullsinë të vërë vetëm maska kirurgjikale. Mutacionet e njohura deri më tani janë ato të identifikuara në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil, të cilat janë shumë më ngjitëse sesa virusi origjinal.

Franca dyfishon distancën nga 1 në 2 metra

Opinioni i ekspertëve, i paraqitur tek qeveria franceze, por që edne nuk është publikuar sugjeronte që të dyfishohet kriteri i distancimit shoqëror, duke e çuar atë nga 1 në 2 metra. Këshilli i Lartë për Shëndetin Publik ka deklaruar se shumë maska prej pëlhure, shpesh të preferuara sepse lahen dhe përdoren përsëri, nuk garantojnë mbrojtje ndaj varianteve të reja.

“Ne nuk po vëmë në pikëpyetje dobinë e maskave të përdorura deri më tani – shpjeguan autoritetet shëndetësore -, por meqenëse nuk kemi armë të reja kundër shtameve të reja e vetmja gjë që mund të bëjmë është të përmirësojmë armët që kemi tashmë”.

Gjermania ndalon maskat prej rrobe

Gjermani njoftoi një zgjatje të karantinës deri në 14 shkurt, por ka ndaluar gjithashtu përdorimin e maskave prej rrobe. Kjo u vendos gjatë një takimi virtual midis Kancelares gjermane Angela Merkel dhe guvernatorëve të 16 landeve gjermane të mbledhur për të diskutuar shtrëngimin e masave anti-Covid.

Sipas këtyre masave bëhet i detyrueshëm përdorimi i një maske mbrojtëse mjekësore (kirurgjikale ose tipi KN95 ose FFP2) në transportin publik, në dyqane dhe supermarkete. Kjo masë vjen pas shembullit të Bavarisë e cila ka imponuar përdorimin e maskave FFP2 nga kjo javë. Maska të tjera, përfshirë ato prej pëlhure nuk do të lejohen më në autobusë, metro ose në dyqane për t’u mbrojtur nga variantet më ngjitëse të Covid. ©LAPSI.al

KN95 Face Mask - PPE- COVID-19 - EUROSAFETY
KN95

 

Respirator Mask FFP2 without valve 100 pcs.



3 Comments

  1. mashtrim.i kane mbetur maskat pa shit,siç doti ti mbesin vaksinat.pasi pjesa me e madhe nuk duan ti bejne.

  2. Po more menjen e kurves france, shoqja e kurves je.
    Gjermanet karagjoza, nuk i shkon fare, per te ardhur keq dhe per ti meshiruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *