• |
ide | kryesore

Plagosje me thikë në Vlorë, policia jep detajet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Plagosje me thikë në një banesë në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se një person ka qëlluar me thikë të vëllanë, pas një grindjeje mes tyre për motive të dobëta.

Sipas bluve, i plagosuri, 47 vjeç, aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *