• |
ide | kryesore

A është Ardi Veliu kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në përgjimet e Anti-mafias italiane, që po trondisin piramidën e shtetit shqiptar, përpos ministrave dhe kryebashkiakut del edhe një nga shefat e rëndësishëm të policisë.  Gjatë përgjimit të një bisede në datë 9 gusht të vitit 2017 mes Tommaso Bruto, djalit të tij Saverio dhe Ercole D’Alessandro, zbulohet se si ata kanë joshur me djath, mish derri dhe disa ushqime të tjera, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të “punonin pa probleme“.


Gjatë bisedës, D’Alessandro shprehet se, “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime, falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“. Po kush është polici që ka përfituar ushqime me pako, djathë mocarela dhe “mish derri të zi”, gjithmonë nëse këto terma janë përdorur në kuptimin e tyre të parë?


Sipas disa kërkimeve të thjeshta që televizioni ABC ka bërë, si dhe nga vetë CV-ja e tij e botuar në faqen e Policisë së Shtetit, rezulton se bëhet fjalë për drejtorin aktual të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka mbajtur detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nga data 28 Mars e vitit 2017 deri në 5 Shkurt të vitit 2018.

Sipas dosjes së anti-mafias, përgjimi ku mësohet se si korruptohet shefi i policisë së Tiranës është kryer në 9 gusht të vitit 2017.

©Lapsi.al

15 Comments

  1. Ca fucking surrati me rob shpie:). Drejtues ky?????? Ky kar me zile po tja heqesh uniformen del coban delesh ose e shumta hekurkthyes me ate ngerdheshjen ne fytyre nga sforcimi fizik:)

    O Rilindje, ju qifte Ard Daullxhiu, ups jo qenka Ardi Veliu.

  2. Tani prisn ,qe kryepolici Veliu,te kerkoje per tre personat italiane,qe jane nepergjim,qe t’i punesoje,sikunder beri edhe me nenen e djalit,qe policia e tij e rrahu,Veliu,e pergojoi dhe e fundi e futi ne ceten e tij.

  3. Ja kjo eshte arsyeja e lidhjes se Edvin Rames me emertesen e tij ne krye te Policise Shqiptare !
    Mafia,mafia dikton ne kete vend !
    Partia socialiste dhe mafia jane nje ne kete vend,kupola e saj eshte edvin rama !

  4. Jane ta vetkapur me ze e me figure, me dosje pa fund korrupsioni nga 530 milione Euro si Autostrada e Kombit, 620 milione Euro te CEZ-it, 850 milione dollare te Albpetrolit e ARMO-se, me bllokun 700 000 euro faqja…. me Gerdecin, me… pafundesi aferash korruptive dhe deri narko e human trafiku e ulurasin si ujqer te terbuar kapeni hajdutin.
    A nuk jane keto taktika dhe strategjia tipike te Mafias italiane, latnoamerikane, amerikane … ruse per te ngallosur, baltosur, binjakezuar dhe goditur kundershtaret politike dhe per te futur ne dore edhe pushtetin politik,po lobimi me ruset I bashes qe ka vene dhe firme cfare duhet ti thuash o shkullak

    1. Bah ca “shkerdhatash” keta qe hedhin balte mbi kete qeverisje shembullore. Si keni kurajon dhe hidhni balte mbi Edi Ramen e shpuren e tij mor aman. Mos ja shani shume Rama’zonin ketij te paemrit te 17:26, me mire shani kete vete, sesa idhullin qelibar te tij:)

  5. Po ku dreqin i ka gjetur dymetroshi kësij fytyrash primitive katundareske si bashkëpuntorë të tij ?
    Shiko Tao Pallën me ate kokën katërqoshelie e ate balluken mbi ballë e shiko këtë Veliun e policisë,
    I njejti portret.
    Shiko miun Braçe e fytyrë dhelprën Erion Veliaj, apo sorrën që ha burra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu