• |
ide | kryesore

Jeta e Britney Spears, dokumentari publikohet në muajin shkurt

-Instant, Paparazzi, Slider



Kemi shumë për të mësuar në lidhje me ikonën e muzikës pop, Britney Spears.

Kjo me anë të një dokumentari të realizuar nga New York Times me titull “Framing Britney Spears”, i cili siç njoftohet do të publikohet muajin tjetër. Sipas E!News, dokumentari do të përqendrohet në nivelet e larta dhe të ulëta të karrierës së Britney, skandalet, varësinë nga lëndët narkotike si dhe kujdestarinë e babait.

  Edhe pse Britney është një nga artistet më të suksesshme në industrisë muzikore – me 100 milionë albume të shitura – këngëtarja thuhet se nuk ka pasur kontroll të plotë në çështjet e ndryshme të jetës e po ashtu edhe në financa.

Babai i saj, Jamie Spears, u emërua bashkë-konservator i pasurisë së saj në 2008 së bashku me avokatin Andrew Wallet. Megjithëse Wallet dha dorëheqjen nga posti në 2018, Jamie ka vazhduar të kontrollojë jetën, financat dhe vendimet personale të Britney, duke shkaktuar edhe një zemërim të madh te fansat.

“Framing Britney Spears” pritet të publikohet më 5 shkurt në FX dhe Hulu. /



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *