• |
ide | kryesore

Pesë humbje në tetë ndeshje: Chelsea shkarkon Lampard e prenoton Tuchel

-Instant, F1, Sport



Me një postim në Twitter zyrtar, Chelsea njofton se Frank Lampard është shkarkuar nga detyra. Nuk i ka mjaftuar trajnerit-flamur të klubit londinez, kalimi në 1/8 e FA Cup pas 3-1 ndaj Luton. Abramovich nuk i ka pëlqyer aspak fakti që e sheh skuadrën e tij në vendin e nëntë në Premier League, 11 pas kryesuesve të Manchester United, dhe mbi të gjitha ecuria prej 5 humbjesh në 8 ndeshjet e fundit të kampionatit. Pasardhësi i tij tashmë është identifikuar: është Thomas Tuchel, i shkarkuar së fundmi nga PSG.

Drejtuesit londinezë ishin protagonistë të merkatos më të kushtueshme të verës në futbollin kontinental. Lojtarë si Havertz, Werner, Thiago Silva, Chilwell dhe Ziyech kanë arritur në Stamford Bridge për një shpenzim vërtet të madh në një periudhë të vështirësive ekonomike si ajo aktuale. Abramovic, në të kaluarën e tij, ka shkarkuar trajnerë për shumë më pak…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *