• |
ide | kryesore

Video/ Faull me dorë në zonën e Arsenal, arbitri qëllimisht nuk dha penallti: “Gabim fëmije”. Tuchel i tërbuar

Sport, Video
Tuchel



Spektakli i mrekullueshëm i ndeshjeve të Champions League të së martës mrekulloi tifozët, por nëse në Madrid arbitri Letexier ishte pothuajse perfekt, ndeshja në Emirates mes Arsenal dhe Bayern u njollos nga një episod i pabesueshëm dhe që tërboi trajnerin gjerman, Thomas Tuchel.

Lexo më tejBayern Munich, ultimatum për Tuchel: nëse humbet me Arsenal, gati Klose

Në minutën e 67′ të ndeshjes, me bavarezët në avantazh 2-1, Gabriel Magalhaes mori me dorë në zonë topin e vënë sërish në lojë nga portieri i tij Raya pas fishkëllimës së arbitrit suedez Nyberg, por drejtuesi i ndeshjes, pavarësisht protestave nga Kane dhe lojtarët e tjerë miq nuk sinjalizoi penallti dhe shpjegoi se nuk e bëri këtë sepse ishte një “gabim prej fëmije”.

TUCHEL I TËRBUAR

Në fund të ndeshjes Thomas Tuchel kritikoi ashpër arbitrin: “Ai bëri një gabim të madh, ishte një penallti e pastër për prekje me dorë. E di që është një situatë e çmendur, por ne jemi të zemëruar me shpjegimin e dhënë nga arbitri në fushë. Ai u tha lojtarëve të mi se ishte një ‘gabim fëmije’ dhe se ai nuk mund të fishkëllente një penallti të tillë në çerekfinale të Champions League. Është një shpjegim i tmerrshëm! Gabimi i një fëmije, gabim i një të rrituri, çfarëdo qoftë – ne ndihemi të zemëruar sepse ishte një vendim evident kundër nesh



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *