• |
ide | kryesore

Bruksel/ Borell: Të shqetësuar për valën e arrestimeve në Rusi

-Instant, Lajme, Planet



Të arrestuar në Rusi janë mbi 3 000 protestues dhe kjo valë ndalimesh na bën të jemi shumë të shqetësuar, ndërkohë që këtë gjë do ta diskutojmë edhe me ministrat e Jashtëm të BE, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

Ministrat e Jashtëm të BE duhet të marrin në konsideratë sesi të reagojnë pas burgosjes së fundit të figurës ruse të opozitës Alexei Navalny dhe arrestimeve masive të mbështetësve të tij në demonstrata në të gjithë vendin, ndërsa thirrjet për sanksione të reja rriten. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas dënoi trajtimin e protestuesve dhe bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm në hapjen e takimit ministror në Bruksel./ATSH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *