• |
ide | kryesore

Gattuso ka tre ndeshje për të shpëtuar pankinën: presidenti ka kontaktuar tashmë Benitez

-Instant, Sport



Ndeshjet që do të vijnë do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattuso në krye të Napolit. Humbja në Verona, pas asaj në Superkupën e Italisë, ka bërë që Aurelio de Laurentiis të derdhë vazon e durimit, me presidentin e të kaltërve që tani kërkon përgjigje nga fusha. Kundër Spezia në Kupën e Italisë dhe më pas Parma dhe Genoa në kampionat, duhen tre ndeshje bindëse dhe po aq fitore për të shmangur ndarjen.

Raportet mes presidentit dhe trajnerit nuk janë në konfrontim, por sigurisht që ka pak ftohtësi. Palët nuk janë sqaruar pas disfatës me Hellas, shenjë se është krijuar tensioni për një sezon që nuk po shkon siç shpresohej. Sidomos për humbjet e shumta që po penalizojnë klasifikimin e të kaltërve.

Një situatë që e ka bindur De Laurentiis të konsiderojë edhe një ndryshim në pankinë. Mendimet e tij kanë shkuar menjëherë tek Rafa Benitez, pasi spanjolli vendosi të largohej nga Kina. Në të vërtetë, tashmë ka pasur një kontakt të parë mes palëve, me ish-trajnerin e Napolit, që ka kërkuar disa ditë për të vlerësuar mundësinë e marrjes së detyrës nga Gattuso me kampionatin në vazhdim. Kështu, janë orë reflektimi, si në Napoli, ashtu edhe në shtëpinë e Gattuso dhe Benitez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *