• |
ide | kryesore

Të famshmet që refuzuan ndërhyrjet estetike

-Instant, Paparazzi, Slider



Shumëkush mund të mendojë se ndërhyrjet estetike dhe bota e të famshmëve ecin paralelisht bashkë, por jo gjithmonë ndodh kështu. Teksa një pjesë e të famshmëve në një mënyrë apo në një tjetër promovon dëshirën dhe përpjekjet e njeriut për të qëndruar i ri, një pjesë tjetër zgjedh të ndjekë rrugën e ligjeve të natyrës, aty ku rrudhat nuk janë problem.

Julia Roberts

Ajo është një nga gratë me buzëqeshjen më sharmante në Hollywood dhe një nga të famshmet që nuk pranon të kryejë operacione plastike.

“Dua që fëmijët e mi ta dinë kur jam e acaruar, kur jam e lumtur dhe kur e hutuar. Fytyra jote tregon një histori dhe nuk duhet të tregojë historinë e të shkuarit në zyrën e një doktori”, deklaroi Julia Roberts në një intervistë për “People”.

Helen Mirren

Në të 75-at, fituesja e çmimit Oscar, e cila shkëlqeu në filmin “The Queen” duket në formë tepër të mirë dhe bukuria e saj nuk ka aspak të bëjë me ndërhyrje estetike.

“Nuk e kam dashur një lëkurë të lëmuar, ku mezi njihesh nga të tjerët”, tha ajo për “DailyMail”. Duket se sekreti qëndron te një grim i mirë dhe një model interesant flokësh.

Winona Ryder

Aktorja ndihet kaq mirë me lëkurën e saj dhe faktin se shumë dekada kanë rrjedhur, sa refuzon kategorikisht bisturinë apo injektime të ndryshme. Ajo tregon se ka dashur prej kohësh që ta shohë veten më një pamje më të vjetër.

Tina Fey

Skenaristja thotë se i pëlqen tejmase të shohë ndryshimin e paraqitjes së saj, teksa mosha kalon. Më tej shton se nuk preferon ta shohë botox-in si kurën magjike për gjjithçka, por përpiqet të qëndrojë në formë duke u ushqyer mirë.

Brigitte Bardot

E cilësuar si imazhi i modës franceze, modelja dhe aktorja Brigitte Bardot e ka përsëritur vazhdimisht se nuk dëshiron të kryejë operacione plastike, duke e bërë tepër të qartë faktin se ditët e saj si një yll ndërkombëtar kanë marrë fund që pas xhirimeve të filmit të fundit në vitin 1973.iconstyle



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *