• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Si u vra shqiptari në Patra dhe kush e nxiti autorin të qëllonte

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Mario Metaj në Patra. Shoku i autorit të vrasjes do të dalë të premten përpara gjykatës. Ai është një 31-vjeçar shqiptar i cili u arrestua pas vrasjes për shkak se pas sherrit me viktimën nxiti autorin që të qëllonte ndaj 27-vjeçarit Metaj.

Sipas deklaratës të dhënë para grupit hetimor, 31-vjeçari ka thënë se sherri ka nisur pa asnjë shkak dhe ai ishte i pari që u qëllua me thikë në kokë. Në këtë moment, ai i kërkoi shokut të tij që të reagonte, i cili hapi zjarr duke vrarë Metajn. Mediat greke bazuar në burimet nga autoritetet thonë se autori është një 16-vjeçar me inicialet A.M. i cili dyshohet se është larguar për në Shqipëri.

“Viktima, autori i krimit dhe bashkëpunëtori i tij ishin njerëz nga e njëjta hapësirë shoqërore, vinin nga Shqipëria dhe kishin lidhje me sportet, por edhe me klubet e natës” – shkruajnë mediat greke duke shtuar se asnjëri nuk kishte precedent. Por policia pas vrasjes ka shtuar masat, pasi i trembet një hakmarrje nga familja e viktimës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *