• |
ide | kryesore

Mediat greke: Beleri mund të jetë kandidat për në Parlamentin Europian

Arkiva, Lajme, Të fundit
greke



Mediat greke shkruajnë se partia “Demokracia e re” e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis ka bërë gati listën e kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian. Sipas të njëjtave burime është lënë e hapur mundësia që pjesë e saj të jetë edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Televizioni SKAI raporton se të afërm të Belerit kanë konfirmuar kontaktet “Demokracia e re” dhe kanë arritur në përfundimin se nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë. Mediat greke shkruajnë se të martën e 19 marsit mund të ketë një kthesë në procesin gjyqësor të Belerit që tashmë është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vjet burg. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për SKAI e përmendi edhe këtë çështje.

“Ne kemi shprehur rezervat tona më të forta për faktin se ai nuk u lejua të bënte betimin dhe nëse ishte një proces i drejtë. Ne do të këmbëngulim, nuk ka vendim përfundimtar, por një vendim të shkallës së parë. Mënyra se si Shqipëria e menaxhoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë” – tha kryeministri grek.

Ministri i Shtetit, Makis Voridis deklaroi më 6 mars se pas dënimit të Fredi Belerit nga drejtësia shqiptare, qeveria greke do të ashpërsojë qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe do të vërë veton për anëtarësimin e saj në BE. Ai tha se në Shqipëri “ekziston qartë një çështje e shtetit ligjor”.

Siç theksoi ai, qeveria greke e ka ngritur këtë çështje edhe në nivel europian dhe ka bërë të ditur se vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës e shtyn Greqinë të ushtrojë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. FATKEQESI PER AT NJERI APO GRUP NJERZOR QE AKOMA MENDOJN SE PADREJTESIJA ESHTE DREJTESI DHE DREJTESIJA PADREJTESI ,,KY ESHTE VETZHGENJIM I MERITUAR PERDERI SA KAN LOGJIK DHE ATE CFAR UA BEJN TJERVE NUK PRANOJN TJUA BEJN KUSH thotë:

    DREJTOR UNIVERSI PO TA BENI ,IKU KOHA QE JU TE PERFITONI TROJE SHQIPTARE PER MES ,KORRUPSIONIT GJITHCKA U BE PADREJTESISHT KUNDER KOMBIT SHQIPTAR SHPEJT DO ZHBEHET KET VARENI MIR NE KUJTES,CESHTJA ESHTE MENDONI SI TE SHPETONI LEKUREN ,

  2. Po i marin me Italianë,Amerikanë e arabë!!!
    Rusë, serbë, trafikantë shqiptarë e të huaj.
    Tërë sëra e ish PP e rilindjes dhe lirë fare me pagesa qesharake.
    Dhe se mendon që ka marrë Greqia është bastardi Rama që ja ka dhënë përfshirë dhe detin.
    As Enveri se ka bërë këtë por për hir së vërtetës ka bërë që të mos prekeshin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *